E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa shtang Dinamon ne kryeqytet, kalon ne gjysmefinale

Albania-Sport - Besa e Kavajes ka bere sot te pamunduren, duke permbysur ate humbje 1-2 te pesuar para dy javesh ne fushen e vet, duke fituar 2-0 ne Stadiumin "Selman Stermasi" dhe duke siguruar nje vend ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise, ku, sipas te gjitha gjasave, do te kete perballe Shkumbinin, qe ka mundur ne ndeshjen e pare Turbinen me rezultatin e thelle 4-0 dhe qe e luan javen e ardhshme ndeshjen e kthimit.
Ne fakt, ka qene nje ndeshje e barazpeshuar ajo e pasdrekes ne stadiumin e dyte te kryeqytetit, ku Dinamo vinte me epersine e nje fitoreje ne fushen e Beses dhe u duk e kenaqur thjesht te administronte lojen dhe te mjaftohej me nje barazim per te siguruar gjysmefinalen, qe mbetej e vetmja shprese reale per te shkuar ne veprimtarite evropiane sezonin e ardhshem.
Gjithsesi, gjerat kane filluar te duken ndryshe 16 minuta para perfundimit te kohes se rregullt, kur Belisha theu rezistencen e bluve kryeqytetas dhe i kaloi kavajasit ne epersi, duke gjetur rrugen e rrjetes. Goli e galvanizoi skuadren e drejtuar nga trajneri lezhjan, Vasil Bici, dhe kavajasit u shperblyen ne minuten e dyte shtese, kur Parid Xhihani shenoi golin e dyte, duke e derguar tifozerine verdhezi ne delir dhe ate blu ne deshperim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›