Vasil Bici: “Besa në finale? Kemi dhe një kundërshtar”

Dash Frashëri
Albania-sport - Trajneri i Besës, Vasil Bici, duket së i ka kthyer buzëqeshjen e munguar presidentit Xhat Bizhdili. Katër fitore resht në kampionat, dhe për më tepër kualifikimi për në gjysmëfinalet e Kupën së Shqipërisë, e 10-ta herë për kavajasit në 49 edicione, e kanë shëndrruar Besën në skuadrën më në formë të Shqipërisë. Trajneri lezhjan, në një prononcim ekskluziv para ndeshjes për Albania-sport.com, pohoi se kishte shumë pak shpresa për një kualifikim: "Dinamo na mundi në Kavajë 2-1. Autogoli i Grizhës na e vështirëon shumë takimin dhe ndikon në gjendjen psikokogjike të skuadrës. Edhe në dhomat e zhveshjes, më shumë kam bërë moral se sa kam folur për taktikë". Por, pas përfundimit të 90 minutave emocionuese në një stadium që ka patur disa herë më shumë tifozë nga Kavaja se dinamovitë, Bici ka dalë triumfuesi. Trajneri i Besës dha këtë deklarim për median. * * * Bici, një kualifikim i merituar ky me Dinamon në Kupën e Shqipërisë? -Kishim gabuar në takimin e parë dhe na u desh të sakrifikonim shumë, qoftë në vendosje dhe në rreshtimin taktik të ekipit gjatë lojës. Megjithatë, në fund të fundit ne nuk kishim se cfarë të humbisnim më. Kaluam ndoshta dhe në aventurë. Kaluam në avantazh përmes Belishës i cili hapi kualifikimin dhe nga minuta në minutë, na rëndonte edhe paniku i mosshënimit të golit të dytë. Goli erdhi në minutat e fundit të takimit atëherë kur Dinamo nuk kishte kohë të rikuperonte. Ishte në vazhdën e takimeve të mira të skuadrës sonë. E konsideroj një kualifkim të bukur ndaj një ekipi me traditë sic është Dinamo. Mund ta quaj një finale të parakohshme të bukur. Loja ndryshoi shumë me hyrjen e Shpëtim Babaj në fushë? -Babaj vjen pas një prove në Ukrainë dhe ishte i shkëputur me grupin. Nuk i besuam që në fillim, por është një lojtar që merr përsipër shumë. Rregulloi shumë repartin e mesfushës duke shtyrë dhe Belishën më afër zonës së sulmit në krahun e majtë. Përse Elokan si opsion i dytë? -Elokan dhe Binogol nuk kanë kryer të plotë fazën përgatitore pasi për rreth një muaj e gjysmë nuk kanë ishin me grupin. Nuk gëzojnë një gjendje të mirë fizike dhe ne i përdorim në ato momente kur mund të japin më të mirën e tyre. Një Besë tashmë në finale? -Gjithcka është e hapur, nuk mund të ngutemi, pasi kemi edhe një skuadër tjetër përpara se të arrijmë aty.