E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana dhe Marseja u rikthehen fitoreve

Nga Kastriot Gjini
Lorik Cana, lojtari me vleren e kartonit me te larte(6 500 000 euro) ne kombetaren e shqiperise, eshte aktivizuar sot ne fitoren e theele qe skuadra e tij ka arritur kunder VANNES. Ndeshja ishte e vlefshme per kupen e Frances, me Marsejen qe kthehet tek fitoret pas shume ndeshjesh. Ndeshja mbaroi me rezultatin 5:0 dhe Lorik Cana, mesfushori dinamik i Marsejes u aktivizua per 69 minuta. Golat u shenuan nga Niang 2',Maoulida 32' - 69', Cissé 61', Pagis 90+1'. Lorik Canes i ka ardhur nje ftese nderi per ndeshjen e yjeve, nje ndehsjeme qellim bamirësie, që do të zhvillohet më 19 mars në "Velodrom" të Marsejës. Lorik Cana do te jete pjese e skuadres qe do te kete kapiten Zinedin Zidanin dhe do te ndeshet kunder skuadres se yjeve me kapiten Ronaldon. Eshte nje nder i madh qe i behet Canes, qe deri tani eshte i vetmi lojtar qe aktivizohet ne kombetaren shqiptare qe merr pjese ne nje ndeshje te tille.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›