Redknapp: Kush është Ganso ?

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka mohuar spekulimet rreth interesimit për mesfushorin e Santosit, Ganso duke thënë se kurrë nuk ka dëgjuar për futbollistin brazilian.
“Ganso? Kurrë nuk kam dëgjuar për të. Nuk e njoh, ku luan? Në çfarë pozite?”, tha Redknapp për mediet angleze. “Nuk e përcjelli shumë futbollin brazilian. Ne e kemi Sandron në ekip por më tepër se kaq, jo” përfundoi ai.
Më herët gjatë javës thuhej se Tottenham ka përgatitur ofertë prej 15 milionë funtesh për Ganson.