E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney nuk është në shitje

Manchester United ka mohuar spekulimet se Wayne Rooney mund të shitet gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

E përditshmja britanike The Independent shkroi se Rooney ka prishur raportin me menaxherin Sir Alex Ferguson. Më herët gjatë javës Rooney pranoi një gjobë për paraqitjen e tij në stërvitje.

Por, në një komunikatë të përbashkët nga Rooney dhe klubi thuhej: “Çdo sugjerim se Manchester United dhe Wayne Rooney mund të ndahen është i pabazë. Ne mund t’i sigurojmë të gjithë tifozët e Unitedit se menaxheri dhe klubi janë të përkushtuar ndaj Wayne Rooneyt si dhe Rooney ndaj menaxherit dhe klubit. Futbollisti dhe menaxheri gjithmonë kanë pasur respekt të ndërsjellë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›