Scholes mund të kthehet nga pensioni
_242882.jpg)
Paul Scholes është i gatshëm të kthehet nga pensioni për të ndihmuar Manchester Unitedin, sipas tabloidit britanik The Sun.
37 vjeçari u pensionua në fund të sezonit të kaluar pasi ndihmoi ekipin të fitojë titullin e 19-të në ligë. Por, sipas The Sun, Scholes mund të bënë rikthim sensacional, vetëm gjashtë muaj pas tërheqjes.
Ekipit të Sir Alex Fergusonit është duke i munguar kreativiteti në mesfushë si dhe gjendet në një mini-krizë të futbollistëve të lënduar. Scholes thuhet se do të pranonte thirrjen e Fergusonit për të ndihmuar ekipin.