E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger do ta mbajë Walcottin

Arsene Wenger është zotuar se do ta mbajë Theo Walcottin në Arsenal pas spekulimeve rreth interesimit nga Juventus.

Walcott do të jetë futbollist i lirë vitin e ardhshëm dhe thuhet se ka kërkuar ngritje të pagës në mënyrë që të vazhdojë qëndrimin në klub. Juventus është i interesuar për mesfushorin anglez por Wenger synon ta mbajë atë në Emirates.

“Ne duam ta mbajmë Theon dhe ai e di këtë. Qëndrimi i tij është i mirë dhe nuk kam asnjë problem me të” tha Wenger për talkSPORT.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›