E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato mund të fitojë Topin e Artë

Sulmuesi i Milanit Robinho ka këshilluar bashkëkombësin e tij Alexandre Pato të refuzojë interesimin nga Paris Saint-Germain dhe të qëndrojë me gjigantin italian.

Ish futbollisti i Manchester Cityt, Robinho po ashtu përkrahu tentimet e Milanit për transferimin e sulmuesit argjentinas Carlos Tevez.

“Kam luajtur së bashku me Tevezin në City. Ju garantoj se është futbollist i mrekullueshëm” tha Robinho për Corriere dello Sport. “Kurse, e këshilloj Paton të mbetet këtu në Milan. Mendoj se një ditë ai mund të fitojë Topin e Artë” përfundoi Robinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›