E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp, menaxher i ri i QPR-së

Queens Park Rangers ka emëruar Harry Redknappin në postin e menaxherit në kontratë për dy vite e gjysmë.

65 vjeçari zëvendëson në detyrë Mark Hughesin e shkarkuar të mërkurën pas rezultateve të dobëta këtë stinor në Premierligë ku skuadra nuk ka fituar asnjë nga 12 xhirot e para. “Jam i lumtur që jam kthyer në një pankinë në Premierligë, te kjo e QPR-së. Mezi pres të filloj punën dhe të nxjerrim rezultatet e duhura për të ringjallur sezonin”, deklaroi Redknapp për uebfaqen zyrtare të klubit.

Redknapp ka qenë i papunë për pesë muaj pas largimit nga Tottenhami në qershor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›