Man City, ofertë për Ozilin

Sipas të përditshmes gjermane Bild, kampioni i Premierligës, Manchester City ka paraqitur ofertë për mesfushorin e Real Madridit, Mesut Ozil.
Reprezentuesi gjerman në javët e fundit ka përfunduar në pankinë ku në pozitën e tij është aktivizuar përforcimi i tij Luka Modric. Mesfushori kroati luajti si titullar edhe në barazimin 1-1 me Cityn në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Ozil ka kontratë me Realin deri më 2016 ndërsa iu bashkua gjigantit nga Santiago Bernabeu më 2010 nga Werder Bremen. Ai gjatë këtij stinori ka realizuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime në të gjitha garat.