Lampard dhe Cole do të largohen nga Chelsea

Menaxheri i ri i Chelseat, Rafael Benitez ka sugjeruar se dyshja Ashley Cole dhe Frank Lampard mund të largohen nga klubi në fund të këtij stinori.
Dy yjet anglezë kanë hyrë në vitin e fundit të kontratave në Stamford Bridge dhe deri më tani palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të tyre. Dhe, sipas Benitezit i cili të mërkurën zëvendësoi në detyrë Roberto di Matteon, Cole dhe Lampard do të largohen në fund të këtij edicioni.
“Mendoj se po. Nuk kam të gjitha informatat e nevojshme por mendoj se ashtu do të ndodh në fund të sezonit”, deklaroi Benitez në konferencë për shtyp.