Izraeli vëzhgon situatën në Mesdhe
Flota e Iranit ka bërë të ditur se anijet e saj kanë hyrë në Mesdhe, pasi kanë kaluar Kanalin e Suezit.
Lajmi është konfirmuar nga Komandanti i forcave detare, admiral Sajari, i cili tha se luftanijet kanë kaluar nëpër Suez, “për të dytën herë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979”.
Por ai nuk ka saktësuar se sa anije kanë kaluar kanalin, ndërsa deklaroi se flota është ankoruar në portin saudit të Jedahit.
Ndërkaq, ministria e Jashtme izraelite ka thënë se lëvizja e anijeve do të monitorohet nga afër, për të siguruar se ato nuk do t’i qasen bregdetit të saj.