Redon Makashi: Shqiptaret po i largohen muzikes se tipit "tallave"
Redon Makashi pohon se ndonese kishte gati prej kohesh kenge dhe klipe te reja, iu desh te priste gjate qe t'i linconte, duke pasur frike se ato do te digjeshin per shkak te bumit te tallavave qe kishin pushtuar tregun muzikor, lokalet ku kendohet live dhe televizionet muzikore. Kurse pranon se ne kompeticionet artistike ai dhe grupi i tyre me Aleksander Gjoken dhe Elton Deden jane ndeshur me berryla edhe nga vete miqte e tyre
Ben pjese tek kengetaret qe nuk ka pranuar te bejne kompromis me artin e tyre. Per 20 vite rresht, u eshte ruajtur eksperimenteve me muzike komerciale dhe i ka qendruar larg turbofolkut dhe tallavase. Redon Makashi thote se kjo ka qene nje zgjedhje e vetedijshme, qe vertete mund t'i kete kushtuar tek te ardhurat, por ai ka arritur te ruaje llojin e muzikes qe ai pelqen. Ne nje interviste ekskluzive dhene per agjencine e lajmeve noa.al, Redon Makashi flet per projektet e tij muzikore, por edhe nivelin artistik te kengeve sot. Duke bere nje vleresim per rrymat komerciale dhe muziken turbofolk, Redon Makashi thote se njerezit dhe kryesisht te rinjte, po i largohen tashme kesaj faze te muzikes, duke preferuar me shume muziken rrok dhe rryma te tjera moderne.
Por sipas Redonit, nese nje lloj muzike jo shume cilesore degjohet ne mase, ky nuk eshte vetem faji i artisteve, por dhe i medias. Ne kete pike, ai shton se televizionet muzikore jane ato qe e kane edukuar publikun gjate ketyre viteve, duke i sjelle dhe muzike qe nuk ka qene gjithmone ne nivelet e kerkuara.
Pas marrjes se cmimit ne Kengen Magjike dhe hedhjes ne treg te albumit te ri, Redon Makashi ka ende surpriza ne jeten artistike. Shume shpejt pritet te dalin dhe dy videoklipe te tjera te kengetarit. Ndersa publiku pritet te shohe dhe nje here ne skene treshen e njohur te kengetareve, Redon Makashi, Aleksander Gjoka Elton Deden. Nje koncert qe pritet te sjelle edhe nje here per publikun kenget me te bukur te tre artisteve.
Cfare mendoni kur shihni qe nje kenge e dobet artistikisht pelqehet ne mase nga publiku. Duhet te ndryshoje shijen publiku, apo ju duhet te beni kenge qe t'i afrohen shijeve qe pelqehen sot?
Une personalisht nuk bej kurre nje muzike qe te dal jashte natyres time. Mund te sjelle te ardhura kjo lloj muzike, por une dua te ndjehem mire nga ajo muzike qe une bej. Dua qe muzika ime t'i rezistoje kohes. Ndaj nuk e bej dot kete lloj kompromisi me veten time. Persa i perket pelqimit ne mase edhe ketu ndikon media. Duke e degjuar perdite ate lloj muzike, normal qe te futet ne gjak. Duke e dhene televizionet apo radiot, e pra duke e lartesuar nje rryme te tille, apo nje pseudokengetar, normal qe edhe njerezit ate muzike do te pelqejne sepse ajo u imponohet nga media. Dhe keshtu sheh sesi befas, nje kenge pa nivel lartesohet, korr para, fiton audience. Por ne fakt kjo nuk zgjat shume, humbet shpejt. Mendoj se eshte pune biznesi.
Sigurisht qe konstatohet ajo qe ju permendet, se tregu shqiptar po dominohet nga muzika tallava, turbofolk, etj. A mendoni se kjo lloj muzike qe vleresohet se po e "degradon" tregun muzikor, vazhdon te jete e kerkuar apo audienca e saj po zbehet?
Kam pershtypjen qe tregu ka qene per nje periudhe i dominuar nga tallavaja dhe turbofolk. Por rinia tani po e kthen vemendjen tek muzika e mire. Nuk eshte me nje periudhe dominuese per ate lloj muzike. Une e shoh kete ndryshim tek grupet e rokut. Neper clube nuk preferohet nga rinia me kjo lloj muzike. Nje pjese e mire e rinise kane filluar ta perzgjedhin muziken e mire. Por duhet te theksoj, televizionet, kryesisht ato muzikore kane luajtur nje rol dominues tek futja e ketyre lloj rrymash. Sepse njerezve cfare t'u serviresh ate do te degjojne. Kjo gje arriti kulmin kur u perfshi dhe Televizioni Publik Shqiptar ne kete lloj manie. Une personalisht kam pasur gati albume dhe kenge, por nuk u futa tek ky treg se e dija qe do te digjesha. Prita momentin e duhur per te lancuar muziken qe une bej. Mendoj se ky eshte moment i duhur, duke pare festivalet qe po e rrisin nivelin dhe po i perjashtojne keto rryma. Mendoj qe jane shkalle ne te cilat ne duhet te ecim. Ne vitet '90 muzika ishte me e mire, por pastaj nisi tallavaja, etj., qe na shkaterruan muziken. Po te besh nje krahasim me ato vite mund te them se ne atehere kemi qene mire. Megjithate e shoh kete lloj muzike per te cilen me pyesni, si dicka kalimtare. Tani u shkel dhe kjo periudhe, u provua dhe, iku. Kam pershtypjen se po ecim ne hapa te mbare. Kjo rryme po eliminohet, pra po pastrohet tregu.
Pasi keni marre cmimin e pare, cili eshte synimi juaj ne karriere persa u perket trofeve te tjere ne festivalet ku merrni pjese?
Ishte cmimi i pare, ishte dalja e albumit dhe videoklipi. Ishte nje lloj stadi ku une kisha vendosur te dilja me dicka te mire. U ndjeva mire, sepse ishte nje kenge e bukur qe merrte pjese ne nje gare te mire dhe une u vleresove me nje trofe. Ndoshta ky trofe ishte shume i vonuar per mua, por gjithsesi edhe per cunat e grupit ishte nje surprize e paparashikuar. Gjithmone, kur kemi hyre ne kompeticione kemi pasur berryla edhe nga miqte tane. Vleresoj, qe ne ate kompeticion u vleresova nga vet artistet. Aty ishin dhe nje pjese e kengetareve qe kane marre pjese ne kompeticione europiane, sic eshte Eurovizioni. Kete radhe kishte kengetare me emer, te cilet dhane pike, pa nenvleftesuar qe me dhane pike dhe kengetare e rinj. Dyshemeja e Kenges Magjike dhe Ardit Gjebrea ishte ai qe mua me dhane nje cmim. Ai dhe Kenga Magjike me nxiten qe te merrja pjese ne te, sepse nuk kisha ndermend te shkoja.
Cilat jane projektet tuaja me te aferta. A do ta shohim me nje klip te ri Redonin?
Albumi i ri ka dal ne treg dhe titullohet "Boten time". Jam duke punuar per dy videoklipe te tjera, kam ne plan dhe nje koncert me grupin tim, te cilin do ta realizojme rreth muajve shtator ose tetor. Do te zhvillohet dhe nje koncert me treshen e dikurshme., "Tre mosketieret". Ne vazhdimesi sakaq ka aktivitete cdo fundjave, jashte dhe brenda Shqiperise, por kjo eshte puna jone, puna qe ne bejme. Bashke me mikun tim Aleksander Gjoken jemi te ftuar cdo fundjave ne koncerte.