E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset, mjaft te interesuar per standardet



Bizneset shqiptare po shfaqin gjithmone e me shume nje kerkese ne rritje per blerjen e standardeve europiane dhe nderkombetare. Nje fakt i tille eshte vene ne dukje shpesh nga autoritetet e Drejtorise se Pergjithshme te Standardizimit, te cilet e shpjegojne ate me rritjen e cilesise se prodhimeve shqiptare dhe kerkesen e larte te tyre per t'u eksportuar jashte vendit. Ne kete aspekt, shitja e standardeve perben nje fakt pozitiv, i cili i sherben ne te njejten kohe edhe klientit shqiptar, i cili eshte i prirur ne kete menyre te konsumoje me shume prodhime te sigurta, si edhe sherbime te cilesuara me nivel evropian dhe nderkombetar. Nderkaq, behet me dije, se mesatarisht, Drejtoria e Pergjithshme e Standardizimit, duke konsideruar me perparesi kerkesat e ekonomise ne vend per standarde kryesisht evropiane dhe nderkombetare adopton cdo muaj, 200-300 standarde EN dhe ISO/IEC, duke i vene ato ne dispozicion te te gjitha paleve te interesuara. Nderkaq, cmimi per nje standard shqiptar varion nga 1.200-26.000 leke dhe mesohet se ato jane afersisht sa 30 per qind e cmimeve te standardeve nderkombetare. Vihet re, se sidomos gjate 2-3 viteve te fundit, paraqitet nje interes me i larte i kompanive shqiptare per t'u pershtatur me keto standarde lidhur me prodhimet dhe sherbimet qe ato ofrojne, sidomos ato qe operojne ne sektore te tille si ndertimi, prodhimi, mjedisi dhe tekstilet. Ne Shqiperi ekzistojne mbi 23 mije standarde, nga te cilat vetem disa mijera deri tani jane shqiptare, ndersa procesi i adoptimit te tyre ende vazhdon. Ne fakt, bizneset nuk eshte se jane te detyruara per te blere standarde, por se ato e kane kuptuar se eshte ne interes te tyre qe t'i adoptojne ato, pasi vetem ne kete menyre prodhimet e tyre behen te konkurrueshme per jashte vendit.

Me i kerkuari ne bote, ISO 9001

Nder standardet me te kerkuara ne bote, behet me dije se eshte standardi nderkombetar ISO 9001 per Sistemet e Menaxhimit te Cilesise. Saktesisht, ai eshte perdorur nga mbi 1 milion organizata ne 178 shtete dhe ekonomi te ndryshme te globit. Kurse standardet me te kerkuara ne Shqiperi jane standardet e ndertimit, te naftes dhe benzines (S SH EN 590 dhe S SH EN 228), standardet e menaxhimit te cilesise S SH ISO 9001 dhe S SH ISO 17025 per akreditimin e laboratoreve etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›