E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, Si te perllogaritni piket paraprakisht



Perpara se te bejne krahasimin me fituesit e vjetshem, maturantet duhet qe te llogarisin piket e tyre. Pasi te kene marre notat e provimeve te dhena, maturantet duhet te bejne nje llogaritje me koeficientet, per te dale ne piket qe kane perftuar. Ne kete menyre, paraprakisht duhet te percaktojne ato dege, ne te cilat kane deshire te vijojne studimet, nese jane shoqerore apo natyrore dhe me pas te shohin se cfare koeficienti merr profili i shkolles se mesme qe kane kryer ne keto dege. Me konkretisht, nese nje maturant deshiron te vazhdoje studimet e larta ne dege te profilit shoqeror (prane Ekonomikut, Juridikut, Shkencave Sociale e deri te Gjuhet e Huaja apo Histori-Gjeografia) dhe nderkohe, ka perfunduar shkolle te mesme te pergjithshme apo profil shoqeror, atehere koeficienti eshte maksimal, pra 1.4. Nese ka perfunduar shkolle te mesme, profili natyror, maturanti ka koeficient 1.3 deri ne 1 sipas profilit perkates. Pasi ka gjetur se cilet jane koeficientet perkates per shkollen e tij, maturanti duhet te shumezoje kete koeficient me shumen e notave te marra nga dy lendet e detyrueshme te Matures Shteterore dhe noten mesatare te kater viteve te shkolles se mesme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›