E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orhan Pamuk: Ju tregoj "Muzeun e pafajesise"

"Muzeu i pafajesise", nje liber dashurie nga ato qe te bejne te humbasesh frymen, te humbasesh mendjen, eshte dhe nje roman per dashurine si rastesi. Nje roman per dashurine e dhimbshme. Nje roman tragjik qe mbaron pa pasur mundesine t'ia vesh fajin dikujt. Nje roman klasik, qe nuk ka lidhje me melodramen turke dhe qe po konsiderohet si romani me i mire i nobelistit turk, Orhan Pamuk. Libri u perkthye ne dhjetera gjuhe, u shpernda ne miliona kopje. Nje ndertese e pershtatur sipas romanit me te njejtin titull, gjendet ne nje nga lagjet me te vjetra te qytetit. Nje muze si dedikim dashurie, dedikim per Stambollin. Keto dite, muzeu u vizitua nga gazetare te rrjeteve me te rendesishme, ftuar nga Orhan Pamuk ne kete ngjarje nderkombetare, e cila rrembeu vemendjen e gjithe medias nderkombetare, si nje ide unike ne llojin e vet. Nje muze per nje liber. Nje godine trekateshe, perkushtuar kujtimit te personazheve imagjinare te romanit me te fundit te nobelistit, qe percjell emocione dhe dashuri. Ne 83 vitrina, aq sa jane 83 kapitujt e romanit. Muzeu nis me 4213 bishta cigaresh, qe i ka pire Fysuni dhe mbaron me krevatin e dhomes se dashurise. Pamuk ne nje interviste me Rudina Xhungen, per "Shqip" ne Top Channel, ndan nga Stambolli me publikun shqiptar perurimin e "Muzeu i Pafajesise". "Nuk jane lavdite e te shkuares, ato qe kane rendesi, - thote Pamuk. Nuk jane sulltanet apo gjeneralet e medhenj, por njerezit dhe objektet e tyre. Ia vlen te ruash detajet e veprimeve tona, te fjaleve dhe aromave tona. Sepse letersia eshte arti i shnderrimit te se perditshmes dhe perkohshmes, ne sublime dhe te perjetshme. Ndaj e ardhmja e muzeumeve eshte brenda shtepive tona".

E kishit menduar me perpara qe do te kishte nje muze per "Muzeun"?

Muzeun dhe romanin i mendova dhe ndertova njekohesisht. Nuk ishte libri qe me beri te mendoja per muzeun dhe as muzeu per librin. Une mendoja njekohesisht per to.

Ne kete menyre, vjen historia edhe ne roman. Kemali eshte shume i dashuruar me Fysunin, por punet nuk i ecin ashtu sic ai do. Ne menyre qe ta ruante raportin qe kishte humbur, ne menyre qe ta perjetesonte vajzen e zemres, Kemali nisi te mbledhe te gjitha rrobat, sendet, orendite, kujtimet, ne menyre obsesive, ne emer te dashurise se tij.

Edhe une ne kohen qe po shkruaja romanin, fillova te mblidhja sendet qe shikon perreth, sepse doja t'i shikoja ato, para se t'i fusja ne roman dhe pastaj, pasi romani t'i kishte pranuar, t'i ekspozoja ne kete muze. Kur mbarova romanin, shtepia ime ishte e mbushur plot me gjera, dhe fillova te mendoja per menyren sesi te gjitha keto kujtime, sende te dashurise se Kemalit me Fysunin, do te mund t'i ekspozoja ne muze. Ne fund e gjeta menyren e ekspozimit. Romani ka 83 kapituj, po kaq eshte dhe numri i vitrinave dhe i kutive ne muzeun tone.

Sa kohe u desh qe ky muze te perfundonte?

I gjithe ky projekt ka zgjatur ndoshta 12-13 vjet. Kete ndertese une e bleva ne fund te viteve '80 ne fillim te viteve '90. Ne fillim te viteve 2000 ate e shnderrova ne nje muze, por gjate ketyre viteve ndodhen shume gjera te tjera. Nuk ishte muzeu dhe as libri ngjarjet kryesore ne jeten time. Mendoja per to, por paralelisht jetoja dhe shkruaja libra te tjere. Shkrova librin "Stambolli", mbarova librin "Bora", me pas u shfaqen problemet politike. U deshen shume vite qe une te perfundoja "Muzeun e pafajesise". Ne fillim mendoja te hapja muzeun sapo te perfundoja librin, por qe e pamundur. I lashe kohe lexuesit te mesohet me librin dhe tani jam gati ta fus ate ne muzeun e "Muzeut". Por nuk eshte e nevojshme te lexosh librin ne menyre qe te shijosh muzeun, ashtu sikurse nuk eshte e nevojshme te kesh vizituar muzeun, ne menyre qe te shijosh plotesisht librin. Po ata qe e kane lexuar romanin do te ndjejne me shume shpirtin e objekteve dhe ata qe kane vizituar muzeun, do te zbulojne me shume nuanca, te humbura gjate leximit.

A eshte "Muzeu" libri me i bukur i jetes suaj, libri me i plote, libri me i rendesishem?

Nuk e di. Nuk mund te vendos gishtin mbi nje liber e te them se ky eshte libri me i bukur qe kam bere. Libri qe mua me mberthen me shume eshte "Libri i zi", i cili eshte nje liber i ngarkuar, i impenjuar. "Muzeu i pafajesise", eshte nje roman dashurie, eshte nje liber me i perhapur, me i pelqyer, me popullor. Pastaj lidhja me nje liber ndryshon nga nje shtet ne nje tjeter. Edhe une ashtu ndryshoj. Librat jane si femijet, ne nje periudhe do pak me shume njerin, ne kuptimin e kushtimit, jo dashurise. Pas pak kohesh harron ate dhe fillon te mendosh per tjetrin.

Media nderkombetare e ka kthyer ne nje lajm te rendesishem kete jave prilli hapjen e Muzeut tuaj. A eshte ky Muze, "Muzeu i pafajesise" ne Stamboll nje vend unik, i cili se shpejti do te kthehet ne pike pelegrinazhi per turistet ne Turqi?

Mundet, por une nuk e bera duke menduar kete gje. Ne fillim, kur une nisa punen per kete muze, mendoja se do te ishte nje vend i vogel dhe se s'do te vizitohej nga asnjeri. Ne ate kohe nuk isha aq shume i njohur ne bote. Mendimi me dukej i cuditshem. Tani nuk me duket me i tille. Ju e shikoni, ka shume interes per kete muze. Por hapesira eshte e vogel dhe mund te perballoje, deri ne 500 vizitore ne dite. Jo me shume. Por ashtu, sic e thate edhe ju, e gjitha bota po tregon interes, dhe shpresoj te vazhdoje keshtu.

A ju ben ky muze te mendoni per muzeun e jetes suaj?

Jo, nuk me ben te mendoj. Ky muze nuk eshte muzeu im, ky muze nuk eshte per mua. Ajo qe me ngazellen, me emocionon dhe me ben ta shoh si unike kete shtepi, eshte se per here te pare, kemi muzeum per nje roman, per nje trill, per nje histori imagjinare dashurie. Njekohesisht, eshte nje muze modest i Stambollit. Them modest, pasi Stambolli meriton shume me teper. Por ketu jane rreshtuar sende e objekte te ndryshme qe nga viti 1950 deri ne ditet tona, gjera qe kane perdorur njerezit e ketij qyteti, sic po e shikoni dhe ju, biletat e autobuseve, sapunet, ene te ndryshme, canta dore, ora, ibrike, cajnike. Muzeu perfaqeson ate qe personazhet e romanit perdornin, vishnin, degjonin, qepnin, ate per te cilen jetonin dhe enderronin, te gjitha rregulluar me perpikeri ne kuti te ndryshme dhe dollape ekspozuese. Kur i zgjodhem dhe mblodhem keto gjera nuk menduam per nje muze historik, por menduam qe te shfaqej atmosfera, drita, mendimi dhe shpirti i ketij qyteti.

Per cfare flet romani, per te cilin po punoni?

Titulli i romanit eshte "Nje mendje e cuditshme" dhe ne nje fare menyre shpjegoj jeten e nje shitesi ambulant te kosit. Protagonisti i romanit, i cili eshte nje njeri i varfer ne mesin e viteve '60, migron nga Konja ne Stamboll. Ne ate periudhe, ata qe shisnin kos, mbremjeve merreshin me shitjen e bozes. Nepermjet tij, ne kete roman dua te shpjegoj Stambollin e varfer te atyre viteve. Romani i ri qe po shkruaj eshte njesoj si ky muze, shpjegon me detaje Stambollin e varfer dhe migrimin nga Anadolli drejt Stambollit. Por, nga ana tjeter, aty futet edhe fantazia dhe imagjinata ime.

Do te doja qe ju t'i drejtoheshit lexuesit shqiptar, nje lexuesi shume te dashur me ju, per ta vizituar kete muze ne Stamboll.

Te gjithe lexuesit shqiptare qe kane librin "Muzeu i pafajesise", nese do te vijne ne Stamboll, do te kene mundesine ta vizitojne muzeun pa pagese. Brenda cdo libri eshte nje bilete. Po qe se je lexues i ketij libri, nuk paguan bilete kur vjen. Qe tani kam shume kerkesa nga njerez te vendeve te ndryshme te botes, te cilet kane shprehur deshiren per te vizituar muzeun tim. Patjeter qe per shkak te ngjashmerise kulturore, shqiptaret do ta kuptojne me mire kete muze.

Ka ndonje gje shqiptare ne kete muze te Stambollit?

Ashtu sic ju thashe, tema e romanit qe po shkruaj tani eshte per nje njeri qe shiste boze, nje pije kjo qe ne kohen e padishaheve ishte e ndalur, pasi ishte nje pije e fermentuar, pra me alkool. Por kane qene shqiptaret ata, qe ne kohen e Abdul Hamitit, e sollen bozen si nje pije te lehte, me pas ata hapen dyqanin e pare te bozes. Keshtu qe rimekembja e shitjes se bozes ne Turqi u be nga shqiptaret, me pas ata qe vinin nga Konja benin shperndarjen e saj.

Ne Shqiperi po flitet shume se fundmi per neo-otomanizmin. Cfare mendoni ju per te?

Une nuk besoj te neo-otomanizmi, jam republikan. Turqia po pasurohet, po forcohet, po ndryshon, ka me shume siguri dhe i beson me shume vetes. Kjo eshte gje shume e mire, por, nga ana tjeter, mendoj se edhe Turqia nuk duhet te jete kaq ambicioze, dhe para se te behet shembull per te tjeret, ne fillim duhet te perqendrohet te shtepia e saj.

Turqia se afermi ne Europe. E shikoni kete gje, apo ju duket nje vizion i larget?

Marredheniet Turqi-BE gjate viteve 2005-2006 ishin te mira, ne ate kohe dhe une e mbroja kete ide, qe dukej sikur ishte nje hap larg. Une jam rritur ne Stamboll, qytetin im eshte perendimor dhe europian. Pergjigja ime eshte; po Turqia duhet te hyje.

Por bota ka ndryshuar shume, Bashkimi Europian ka shume probleme, Turqia ka problemet e saj dhe ne keto momente ne horizont nuk duket nje martese e tille.

Ju tani jeni nje shkrimtar me i qete, me i pjekur, me pak i zemeruar me Turqine dhe boten rreth jush?

Nuk jam me nje shkrimtar aq shume i zemeruar. Dhe kur zemerohem nuk jane ngjarjet politike ato qe me merzisin. Jam mjaftueshem i zene me faktin sesi shkruaj librat e mi, i shkruaj mire, apo jo. Thelle-thelle nuk merrem me politike, nuk ndihem njeri politik. Jam shkrimtar dhe gjerat i shoh ne nje perspektive morale. Tani me ndodh shpesh nje gje e cuditshme; kur jam ne Turqi, me del ne pah qenia ime europiane dhe perendimore. Ndersa jashte, eshte qenia ime turke, qe del jashte ne menyre prepotente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›