E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A2, "sekreti" tabela e fituesve te vjetshem Luljeta Ndoka

Nese mendoni se sikleti me i madh ka perfunduar per ju ne momentin qe keni perfunduar se dheni provimet e Matures Shteterore, e keni gabim. Madje, specialistet e Agjencise Kombetare te Provimeve, rrefejne se puna me e madhe, fillon pikerisht ne ato momente. Gjithcka ka te beje me menyren se si do te procedohet per te zgjedhur degen e duhur, ku edhe mund te grumbulloni sa me shume pike. Sipas specialisteve te Agjencise Kombetare te Provimeve, maturanti duhet te kete si pike referimi tabelen e vjetshme me fituesit e fundit per cdo dege. Kjo do te mund t'i orientoje ata se sa pike do t'u duhet te marrin afersisht. "Gjithcka do te jete vetem si orientim, pasi nuk mund te jene te njejtat nivele pikesh cdo vit", - shprehen specialistet. Megjithate, praktika ka treguar se ajo eshte nje menyre efikase per t'u orientuar. Sa i perket zgjedhjes se deges, duhet pasur kujdes pasi rezultatet e provimeve te Matures Shteterore, konvertohen ne menyre te ndryshme, ne dege te ndryshme. Dhe, kjo ndodh per shkak te koeficienteve te lendeve qe keni dhene provim, dhe koeficienteve te shkolles se mesme ku keni kryer studimet. Sipas specialisteve te Agjencise Kombetare te Provimeve, nese ju keni kryer gjimnazin ne nje shkolle te mesme te pergjithshme, atehere koeficientet nuk ju prishin shume pune, pasi ato jane pothuajse maksimale per cdo dege, perjashtuar ato profesionalet. Keshtu, nese ju mesoni ne nje shkolle te mesme te pergjithshme, i keni te gjitha mundesite te merrni pike maksimale ne Juridik, vetem nese zgjidhni lende te ketij profili. Dhe keni mundesi qe te merrni note maksimale ne Mjekesi, per shembull, nese zgjidhni matematike, fizike apo biologji. Por, nese keto lende jane te thelluara, atehere piket ose me sakte, kreditet, jane akoma me te shumta ne numer. Nga ana tjeter, nese keni kryer shkolle muzike. Edhe sivjet, pritet qe formulari A2 te kushtoje 2 mije leke. Te pakten nese nuk do te plotesohet online. Po te kemi parasysh faktin se e drejta e animimit te rezultateve eshte hequr, vihet re se shpenzimet e maturanteve jane ulur sivjet. Vjet ata duhej te paguanin formularin 2 mije leke, nese donin te rishihnin testin duhej te paguanin edhe 400 leke, ndersa per rivleresim te testit, 1200 leke te tjera. Po te mblidheshin bashke, keto shifra dilnin mjaft te larta per maturantet, por sivjet ata duhet te paguajne vetem formularin. Sikurse behet e ditur, formulari A2 do t'i jepet maturantit, duke i mbajtur faturen e pageses se kryer. Formulari A2 eshte prodhuar i personalizuar per secilin nxenes te Republikes, qe ka plotesuar Formularin A1 dhe figuron ne bazen e te dhenave. Te dhenat per nxenesin merren nga plotesimi i Formularit A1.

UNIVERSITETI I TIRANES

5,106.30 Histori

5,040.00 Gjeografi

5,157.90 Gjuhe - Letersi

5,377.70 Gazetari

4,946.90 Biologji

4,826.40 Bioteknologji

4,670.30 Matematike

3,804.20 Fizike

4,970.80 Informatike

4,678.70 Kimi

4,636.40 Kimi Ushqimore

4,062.90 Kimi Industriale

4,844.10 Inxhinieri Matematike

4,495.00 Teknologji informacioni

5,031.80 Gjuhe Angleze

4,420.00 Gjuhe Frenge

4,400.25 Gjuhe Gjermane

4,734.60 Gjuhe Italiane

3,807.70 Gjuhe Greke

3,961.10 Gjuhe Turke

3,712.80 Gjuhe Ruse

4,603.30 Gjuhe Spanjolle

4,063.80 Gjuhe Angleze (Kukes)

3,095.45 Gjuhe Angleze (Sarande)

5,465.40 Psikologji

5,324.70 Pune Sociale

4,982.70 Filozofi

5,159.70 Sociologji

5,653.40 Shkenca Politike

5,352.10 Administrim dhe politike

5,635.80 Administrim - Biznes

5,912.40 Ekonomik

5,941.60 Finance

6,047.10 Informatike Ekonomike

3,847.30 Administrim - Biznes (K)

3,622.60 Administrim- Biznes (Tu)

6,230.70 Mjekesi e Pergjithshme

6,159.50 Farmaci

6,202.10 Stomatologji

5,865.70 Shendet Publik

5,170.30 Infermieri e Pergjithshme

4,868.50 Mami

5,861.40 Teknik i Larte Laboratori

5,654.00 Fizioterapi

5,406.10 Logopedi

5,621.70 Imazheri

3,517.20 Infermieri e Pergjithshme

5,353.50 Drejtesi

Projekti

Formulari, sivjet do te plotesohet online?

Formulari A2 do te mund te plotesohet online. Keshtu ka deklaruar kreu i Agjencise Kombetare te Provimeve, Alfons Harizaj, i cili ka sqaruar se kjo do te kete mjaft efekte pozitive. Harizaj shprehet se po punohet intensivisht qe formulari A2 te plotesohet online nga maturantet, ndryshe nga vitet e tjera. "Jemi ne fazen intensive te realizimit te kontrates dhe shume shpejt mund te filloje aplikimi per kete kontrate, moduli online per maturen shteterore, aplikimi online. Ne te, ne kemi te dhenat njeheresh dhe ne kohen e duhur", - vijon Harizaj. Megjithate, ende nuk eshte dhene nje pergjigje perfundimtare lidhur me kete ceshtje, por do te shihet ecuria e punimeve, per te pare nese do te mund te realizohet pikerisht kete vit nje projekt i tille. Pasi te kene perzgjedhur deget, atehere maturantet kane vetem nje pune per te bere, renditjen e tyre nga me e preferuara tek me pak e preferuara. Sipas specialisteve, ky formular duhet te plotesohet nga me i preferuari tek preferenca nje e deri tek me pak i preferuari ne preferencen e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›