Reduktime të rrymës shkaku i mbingarkesës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se për shkak të mbingarkesave që janë paraqitur, sot pas orës 10, në nënstacionin Prishtina III kanë filluar reduktimet e dhunshme.
“Prej orës 10.10 është shkyçur dalja 10 kV Qyteza Pejton II, prej nga pa energji elektrike kanë mbetur: Qyteza Pejton, pjesa tek Tre Sheshirat, Ministrina e Energjisë dhe Minierave, sheshi Edit Durham 2, Ramiz Sadiku, Ambasada Suedeze, dhe një pjesë e rrugës Nënë Tereza”, njofton Zyra e Informimit e KEK-ut.
Ndërkohë, për shkak të mbingarkesave në NS 35/10 kV Prishtina III, prej orës 11 e deri në ora 12 do të jetë në reduktim dalja 10 kV Perparimi. Pa furnizim me energji elektrike ka mbetur rruga Bill Clinton (ana e djathtë e rrugës në drejtim të Fushë Kosovës deri tek stacioni policor).
Kurse prej ores 11:10 deri ne ora 12 :10 do të jetë në reduktim dalja 10 kV Fakulteti Filozofik. Pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur: kompleksi i fakulteteve, rektorati dhe Ministria e Kulturës.
Çdo shkyçje për shkak të mbingarkesave do të jetë me kohëzgjatje prej një ore.
Në këtë situatë, kur po mbizotërojnë temperature polare, KEK sh.a. apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike në mënyrë që të evitohen këto reduktime të dhunshme, të cilat KEK detyrohet t’i aplikojë për t’i ruajtur asetet e veta dhe të konsumatorëve.
Mbinkarkesa kishte pasur edhe gjatë ditës së hënë, me ç’rast ka pasur disa prishje dhe shkyçje.