Reduktimet e energjisë nxjerrin irakianët në demonstratë

Bagdad, 22 gusht – Policia irakiane ka përdorur topa uji dhe shkopinj fome për të shpërndarë demonstruesit në qytetin jugor të Irakut, Nasirie, ku janë përhapur protestat për arsye të reduktimeve të energjisë elektrike dhe punës së keqe të shërbimeve publike, njoftuan sot zyrtarët.
Policia me mjete të blinduara ka intervenuar mbrëmë kundër 250 demonstrusve të tubuar, të cilët lanë injoruar orën policore të aplikuar me qëllim të pengimit të zgjerimit të trazirave nëpër rrugët e Irakut jugor.
“Demonstruesit kanë hedhur gurë në drejtim të forcave policore dhe për këtë arsye ato filluan të shpërndajnë demonstruesit. Ata nuk kishin leje për mbajtje të protestës”, thuhet në deklaratën e policisë së Nasiries, duke shtuar se janë arrestuar përkohësisht 37 persona, transmeton Reuters.
Zyrtarët e spitalit lokal kanë thënës e kanë pranuar nëntë persona të plagosur, përfshirë edhe gjashtë policë me plagë të lehta.
Kryeministri Nuri al-Maliki në qershor ka ndërruar ministrin e Energjetikës për arsye të protestave të shpeshta të qytetarëve lidhur me furnizimin e keq me energji elektrike.
Këto trazira koincidojnë me tërheqjen e njësive luftarake amerikane nga Iraku. Tensionet në këtë shtet janë shtuar edhe për shak të mosarritjes së kompromisit lidhur me formimin qeverisë së re edhe pas kalimit të pesë muajve nga zgjedhjet parlamentare.