Maqedoni, dy të burgosur arratisen nga burgu i Idrizovës
Dy të burgosur sot në mëngjes janë arratisur nga burgu i Idrizovës në periferi të Shkupit,.
Dy të burgosurit kanë arritur që të ikin nga ambientet e burgut, të njohur si hapësira për mësim. Ata kanë arritur që të thyejnë grilat e një dritareje, duke u arratisur në drejtim të panjohur.
Drejtoria për zbatimin e sanksioneve (DZS) ka konfirmuar ikjen e dy të burgosurëve nga burgu më i madh i vendit. Ministria e Punëve të Brendshme po heton motivet dhe skenarin për arratisjen e dy të burgosurëve, të cilët kishin arritur të tejkalonin barrierat e burgut duke ikur nga ambientet që ishin afër shërbimeve të sigurisë.