Turqi: Gjashtë të vrarë nga luftimet me militantët

Ankara, 22 gusht - Një ushtar turk dhe pesë anëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit janë vrarë në përleshjet e armatosura gjatë fundjavës. Luftimet kanë ndodhur në pjesën juglindore të Turqisë.
Ushtria turke nisi operacionet në këtë pjesë kundër militantëve kurdë pasi ata plagosën për vdekje një ushtar.
Partia Punëtore e Kurdistanit është nxjerrë jashtë ligjit në Turqi. Ajo cilësohet si organizatë terroriste jo vetëm nga Turqia, por dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Konflikti me pakicën kurde në Turqi, gjatë 25 vjetëve të fundit, ka marrë jetën e më shumë se 25 mijë njerëzve.