E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tony Blair, “butik financiar” për super pasanikët

Londër, 22 gusht – Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka themeluar “butikun financiar” të tij në një lagje ekskluzive londineze, ku ofron shërbime investive për fondet ndërkombëtare dhe super pasanikët, njoftoi sot Sunday times. Në ballinën e saj kjo gazetë informon se Blair ka angazhuar numër të konsiderueshëm financierësh të spikatur, të cilët ofrojnë “këshilla strategjike” për trendet ekonomike, politike dhe komerciale në botë. Firma e tij tashmë i ka ofruar shërbime qeverisë së Kuvajtit dhe një fondi investiv në Emiratet e bashkuara Arabe, transmeton BBC. Sunday times pohon se që prej se është larguar nga pozita e kryeministrit, Blair i është përkushtuar një sërë aktivitetesh këshilluese dobiprurëse, duke krijuar një pasuri prej 20 milionë funtesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›