Elbasan, përfshihet nga flakët ullishtja, nuk dihen shkaqet

Një kodër me ullinj është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Elbasan. Rasti i vatrës së zjarrit është shënuar pranë fshatit Godolesh, ku ullishtja është përfshirë e tera nga flakët. Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e tij.
Situata e zjarreve në qarkun e Elbasanit vazhdon të mbetet shqetësuese pavarësisht masave të marra nga strukturat përkatëse të këti qarku. Në 15 ditëshin e fundit të këtij muaji vatrat e zjarreve kanë qenë intensive, gjatë kësaj periudhe janë rregjistruar të paktën 9 vatra të cilat rezultojnë të jenë të fuqishme ku këto flakë kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjesh.