Aksione antidroge në vend, kapen rreth 1 ton e 300 kg lëndë narkotike
Tiranë- Policia eShtetit ka zhvilluar një sërë operacionesh antidroge sot, duke sekuestruar më tepër se 700 kg lëndë narkotike.
Operacionet janë zhvilluar në vende të ndryshme, ndërsa sasia më e madhe e drogës është kapur në Gjirokastër.
Gjirokastër, kapen 93 kg drogë
Gjirokastër- Një sasi prej 93 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë është sekuestruar në orët e para të ditës së sotme nga policia e Gjirokastrës në fshatin Nepravishtë.
Mësohet se një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se janë transportuesit e lëndës narkotike.
Sipas policisë katër personar përmes çantave të krahut kanë tetuar të kalojnë kufirin e gjelbër për të dërguar drogën në shtetin grek.
Ata me të kuptuar se po ndiqeshin nga policia kanë braktisur çantat me drogë dhe janë larguar me shpejtësi nëpër pyll, duke përfituar nga errësira. 28-vjeçari Hajri Buci ka qënë i vetmi që policia arriti në vinte në pranga.
Droga u gjet e ndarë në 66 pako, e mbështjellë me letër natriban. Sakq mësohet se është shpallur në kërkim edhe pronari i lëndës narkotike. Ai është një shtetas nga fshati Lazarat, i cili kishte paguar katër personat për të transportuar lëndën narktoike në Greqi.
Durrës, kapen 720 kg marijuanë
Durrës- Një sasi prej afro 720 kg lënde narkotike është sekuestruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.
Policia e qytetit bregdetar bën me dije se ka arrestuar edhe transportuesin e drogës, e llojit marijuanë.
Sipas policisë droga u kap në një kamion frigoriferik me targë AA 623 EP, i cili kishte si destinacion shtetin fqinjë Italinë.
Policia ka arritur të gjejë sasinë e drogës të paketuar në 36 çanta me 20 kg secila.
Sakaq në pranga ka rënë drejtuesi Adrian Cingi dhe policia bën me dije se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij trafiku dhe për idenitifikimin e pritësve në vendin fqinjë.
Gjirokastër, kapet fugoni me rreth 400- 500 kg drogë
Gjirokastër- Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër operacion të sukseshëm antidrogë sot, pasi përveç sekuestrimit të 386 kg drogë, është sekuestruar edhe një tjetër sasi në Gjirokastër.
Edhe pse informacionet janë të pakta, policia informon se është ndaluar një furgon që ishte duke transportuar një sasi droge, ndërsa janë shpallur në kërkim poseduesit e saj.
Furgoni me targa IEM 6118, tip Ëolsvagen, ka pasur si destinacion Srandën, ndërsa efektivët janë vënë në ndjekjet të tij që nga Gjirokastra, pasi lënda narkotike është marrë në Lazarat. Pasi kanë vënë re makinat e policisë drejtuesit e furgonit janë futur në një rrugë dytësore dhe tek ish- furra e kripës janë larguar duke e braktisur automjetin.
Po punohet për të zbardhur sasinë e drogës, si dhe për indetifikimin e autorëve. Ndërsa dyshohet se në furgon mund të jenë rreth 400- 500 kg drogë.
/IDEA/