Reduktojeni La Ligën, zgjerojeni Ligën e Kampionëve
Kreu i gjigantit katalan është i mendimit se duhet të zvogëlohet numri i ekipeve pjesëmarrëse në ligat shtetërore kurse beson se do të ishte më mirë që të rritet numri i skuadrave në garën elite të klubeve evropiane. “
Nuk mendoj se duhet të krijohet një Superligë e Evropës në vend të asaj shtetërore, pasi mendoj se liga ka ende interes dhe duhet të vazhdojë si e tillë por me më pak skuadra”, deklaroi Rosell gjatë një konference për shtyp në New York. “La Liga duhet të reduktohet në 16 skuadra kurse Liga e Kampionëve duhet të zgjerohet nga 32 në 64 ekipe”, shtoi ai.
Rosell u kërkua të komentojë edhe raportin e analistit ekonomik Jose Maria Gay de Liebana i cili sugjeroi se La Liga gjendet në krizë financiare dhe se “ka vetëm edhe pesë vjet jetë”.
“Nuk mendoj se La Liga do të vdes pas pesë vitesh. Është e vërtetë se ekzistojnë disa çështje që kërkojnë adresim, por ne do të jemi të lumtur të ulemi për të biseduar me klubet tjera rreth të drejtave televizive nga 2014 e tutje”, përfundoi ai.