Bale do të largohet nga Premierliga

Në tregun e futbollistëve rikthehet të përmendet emri i yllit të Tottenham Hotspur, Gareth Bale.
Reprezentuesi uellsian i cili në sezonet e fundit është përmendur vazhdimisht si objektiv i gjigantëve spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona ka njoftuar se mendon të braktis Premierligën.
“Të luaj jashtë Anglisë? Kurrë nuk kam ndjerë frikë, në fakt është diçka që më pëlqen ta bëjë në të ardhmen”, deklaroi Bale për të përditshmen britanike The Guardian. Bale para disa muajsh nënshkroi kontratë të re katërvjeçare me klubin nga White Hart Lane.