Barcelona si film

Argjentinasi iu bashkua gjigantit katalan nga Liverpool më 2010 dhe pritej të shërbente konkurrencë për Sergio Busquetsin për një vend në qendër të mesfushës. Mirëpo, 28 vjeçari u konvertua në qendërmbrojtës ku paraqitet pothuajse vazhdimisht. Pavarësisht kësaj, Mascherano insiston se ende nuk ndihet futbollist i domosdoshëm si disa prej bashkëlojtarëve.
“Rastet si Xavi, Puyol, Messi e Iniesta janë të ndryshme. Ata janë zemra e këtij ekipi, më të rëndësishmit. Është sikur një film, me aktor kryesor dhe më pak të rëndësishëm. Por, të gjithë janë të nevojshëm, të gjithë e dinë detyrën e tyre. Jam i lumtur me pozitën time dhe nuk synoj të fitoj një rol më të rëndësishëm se ky që kam tani”, deklaroi Mascherano për Sport Journal.
Ish futbollisti i Corinthiansit mohoi sugjerimet rreth përçarjeve në skuadër. “Kur gjërat nuk shkojnë në mënyrën siç duam ne, atëherë nxirren njoftime për gjëra që në të vërtetë nuk ekzistojnë”, përfundoi ai.