Chelsea triumfon në Emirates

Chelsea e mposhti Arsenalin me rezultat 2-1 në kryendeshjen e xhiros së gjashtë në Premierligë. Blues triumfuan në derbin londinez duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë stinor skuadrës së Arsene Wengerit.
Fernando Torres e kaloi Chelsean në epërsi pas 20 minutave lojë kurse pak pa përfunduar pjesa e parë Arsenali barazoi shifrat me golin e sulmuesit Gervinho. Në minutën e 53-të, Juan Mata harkoi rrezikshëm drejt portës së Arsenalit, topi u dëbua nga toka dhe pa e prekur askush përfundoi në portën e portierit Vito Manone.
Ishte ky shënimi vendimtar dhe i fitores për ekipin e Roberto di Matteos. Arsenali, pavarësisht insistimit në kërkim të barazimit, nuk e arriti atë dhe u mund para shikuesve të tij. Me këtë fitore Chelsea ngjitet në kuotën e 16 pikëve në krye të tabelës kurse Arsenali mbetet me 9 pikë.