Borini deshi të mbetet në Romë

Menaxheri i sulmuesit të Liverpoolit, Fabio Borini ka deklaruar se klienti i tij do të ishte i lumtur nëse do të mbetej në Romë.
Futbollisti italian braktisi Giallorossët duke iu bashkuar gjigantit nga Anfield Road gjatë afatit kalimtar të verës. Por, Marco de Marchi ka njoftuar se Borini nuk kishte planifikuar të largohet nga kryeqyteti italian.
“Transferimi i tij në Liverpool ndodhi shumë shpejt. Ai deshi të mbetet atje dhe ishte i gatshëm të blinte shtëpi. Megjithatë, klubi vendosi ta shes në Liverpool, destinacion që ishte mirëpritur prej tij”, deklaroi De Marchi për Radio Incontro.