E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i pranon kushtëzimet e serbëve për EULEX-in

Të ashtuquajturit këshilltarë të Kuvendit të komunës ë Zvecanit "janë marr vesh" të premten që përfaqësuesve të KFOR-it që deri të mërkurën në pikë kalimet në Jarinje munden të qarkullojnë dy ose tri vetura të EULEX-it, njëherë në ditë. Sipas marrëveshjes që do të vlej nga e mërkura,përkatësisht deri te takimi radhës, të takimit të serbëve dhe misioneve ndërkombëtare, veturat e misionit të BE duhet domosdo të jenë në kolonë me veturat e KFOR-it, raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta

I ashtuquajturi këshilltari i KK të Zvecanit Stevan Radovanoviq tha për gazetarë pas takimit se nënkoloneli i KFOR-it Xhezef Linc që ka ardhur me përfaqësuesin e EULEX-it, ka “premtuar se deri te mërkura do të mbështesë marrëveshjen”por ata presin zgjidhje afatgjate për lëvizjen e EULEX-it, raporton Beta.

Serbet thonë, se EULEX-si po ndihmon vendosjen institucioneve të Kosovës në veri dhe për këtë arsye ndonjëherë bllokojnë veturat e atij misioni të BE.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›