Serbia të ndëshkohet, nëse organizon zgjedhje në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të bëjë çmos që zgjedhjet lokale serbe të mos mbahen në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas tij në këtë drejtim, duhet të vijë edhe presioni ndërkombëtar, që duhet t’i bëhet Serbisë dhe nëse nuk i respekton kushtet e parashtruara nga BE-ja, atëherë edhe do të duhet edhe të ndëshkohet.
Ai këto komente i ka bërë të shtunën pas nënshkrimit të marrëveshjes me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bujar Nishani, ku parashihet të ketë bashkëveoprim të dyanshëm në luftën e krimit të organizyar.
Ministri Rexhepi, i cili është nga qyteti i Mitrivicës, ka thënë po ashtu se zgjedhjet lokale serbe në veri të Mitrovicës janë të pa parnueshme dhe nuk i kontribuojnë veprimeve demokratike, transmeton Kosovaprerss.
Ndërsa lajmin se në pjesën veriore nuk ka doganierë dhe policë të Kosovës, ai e ka quajtur spekulim sipas tij, atje pikat kufitare kontrollohen nga policia dhe doganierët e Kosovës.