E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker-Noka: Keni bërë reforma të mëdha, ju mbështesim

Të dy zyrtarët e lartë panë nga afër përpjekjet dhe arritjet nga kjo njësi në veçanti dhe Policia e Kufirit në tërësi. Zyrtari i lartë amerikan tha se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të mëdha në shumë drejtim, teksa shprehur mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për misionet në kuadër të NATO-s.

“Është vërtet një nder për mua të jem këtu dhe në emër të Sekretares së Shtetit, znj. Hilari Klinton, ambasadorit Arvizu, t’ju përgëzoj për gjithçka keni bërë vecanërisht në këto 100 vjet të Pavarësisë së Shqipërisë në këtë vend, në Vlorë, një qytet kaq i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Ju keni ndërmarrë reforma të mëdha në fushën e policimit si dhe keni bërë përpjekje të mëdha për luftën kundër krimit. E gjithë kjo na bind se Shqipëria është shumë e aftë të bëjë reforma dhe ndryshimet e duhura për të arritur standardet e nevojshme për në BE. SHBA do të jenë  përkrah jush përmes ICITAP dhe programesh të tjera ndihmëse. Kjo kërkon punë dhe përpjekje për konsensus politik për të vazhduar përpara dhe ne kemi besim se Shqipëria është e aftë për këtë”, tha ai.

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm Noka, ka pasqyruar me detaje reformat e marra në fusha të ndryshme në polici. “Njësia e Lëvizshme Territoriale, Delta Force e krijuar tre vite më parë si njësi rezervë në mbështetje të Policisë Kufitare dhe Migracionit, është shndërruar sot në një njësi elitë të policisë shqiptare. Si një njësi elitë, simbol i modernizimit të policisë shqiptare, ajo ka kryer misione të vështira, në tokë dhe në det, për kapjen e elementëve kriminalë dhe trafikantëve të drogës, duke u shndërruar në një barrierë të pakapërcyeshme dhe garante për kufirin blu”, tha ai. /Start/

                                                                                             2012-09-07 15:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›