Vlorë, kapet mbi 90 kg drogë

Ndërkohë, policia ka arritur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim shtetasin me iniciale M. Y., i cili po transportonte lëndën narkotike me persona të tjerë.
Policia e Vlorës kishte marrë informacione se një sasi lënde narkotike do të transportohej nëpërmjet malit të Sopotit dhe pikërisht në vendin e quajtur “Maja e Sopotit”, nga ku dyshohej se do të kalonte ngarkesa me lëndë narkotike, nga kontrolli i ushtruar janë konstatuar dy persona, të cilët sapo kanë diktuar shërbimet e policisë janë larguar në drejtim të fshatit Lazarat.
Ata mundën të largoheshin prej andej, për shkak të errësirës dhe terrenit të thyer. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 çanta të zeza brenda të cilave ndodheshin 82 pako me lëndë narkotike, të cilat ishin të ngarkuara mbi një kafshë (mushkë).
Dyshohet se lënda narkotike do të trafikohej për në shtetin grek. Po punohet për kapjen e personave përgjegjës për këtë rast dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /Start/
2012-09-07 15:43