Korce zbulohet parcela me droge dy ne pranga
Dy persona kanë përfunduar në pranga pasi policia zbuloi se ata kishin kultivuar 790 rrënjë bimë narkotike të kanabis sativa në fshatin Xerje të komunës Lekas në Korçë. Sipas njoftimit të policisë lokale, nga specialistet e Hetimit dhe Parandalimit të Policisë Korçë, pas një pune të mirëorganizuar dhe me profesionalizëm u realizua me sukses operacioni i koduar “Përroi i thellë” ku u bë kapja dhe arrestimi në flagrance i shtetasve: Edion Shahinasi 35 vjeç, banues ne Voskopoje dhe Adriatik Llapanji 41 vjeç, banues në Tiranë. Vepra penale e konsumuar është ajo e “Kultivimit të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”. Materialet hetimore do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme.