E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhgënjimi, Kosova nuk mund të mbajë prefiksin e Shqipërisë

Tiranë – Entuziami me të cilin u përcoll në rrjetet sociale nga qytetarët shqiptarë dhe ata kosovarë rezoluta e parlamentit të Kosovës për unifikimin e prefiksit të telefonit të shtetit kosovar me atë të shtetit, shqiptar, nuk zgjati shumë. Kosova nuk mund të ketë të njëjtin prefiks.

Ndersa Sekretari i Pergjithshem i Unionit Nderkombetar per Telekomunikacionin, Hamadoun Touré, i cili ndodhet ne Tirane per te diskutuar me qeverine shqiptare per zhvillimin e teknologjise se informacionit dhe shtrirjes se internetit me baze te gjere, deklaroi se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se ajo nuk mund ta cakotje vetë prefiksin.

Do te ishte nje precedent shume serioz nese nje parlament vendos te perdore nje kod per vendin e tij. Ne i caktojme kodet te bazuar ne vendimet e kombeve te bashkuara. Kur nje vend njihet nga kombet e bashkuara, ne menjehere caktojme nje kod per vendin, sic beme me Sudanin Jugor vetem dy ore pasi u publikua deklarata nga OKB-ja. Ne do te bejme te njeten gje, nese nje vendim i tille do te merret per kosoven nga Kombet e Bashkuara. Ka mbi 6 mliarde telefona celulare ne bote dhe secili prej tyre eshte unik, prandaj, mendoj qe perdorimi i nje kodi nga nje vend tjeter do te krijoje shume probleme teknike- deklaroi Toure

Por ky vendim nuk u mireprit as nga kryerministri Berisha, i cili tha se në parim jam dakord, por duhet të konsultohem me stafin teknik për të marrë një përgjigje më profesionale.

Ne parim jam plotesisht dakord. Ne parim eshte ide e shkelqyer, por do te kem medimin tim perfundimtar pasi te konsultohesha me ekspertet e fushes dhe ekspertet e financave. Do te mendoja se duhej te studiohet. Ne parim jam plotesisht dakord tha kryeministri shqiptar.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›