E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin RENEA arreston peshengritesin

Forcat RENEA kanë arrestuar mbrëmjen e së enjtes peshëngritësin Daniel Godelli. Ai është ndaluar në Peqin për armëmbajtje pa leje. Godellit gjatë një operacioni të forcave RENEA iu kapën dy pistoleta, në makinën tip “Audi” me targa të huaja.

Peshëngritësi është ndaluar edhe dy vite më parë nga policia për armëmbajtje pa leje e municion luftarak.

Daniel Godelli, i datëlindjes 10 janar 1992, u bë i famshëm në korrik të vitit 2008, kur u shpall kampion i Europës në stilin e shkëputjes për 17-vjeçar në Amiens të Francës.

Policia nuk ka dhënë ende detaje të operacionit të fundit në akset e Qarkut të Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›