Rama nis turin e takimeve me gratë

“Shqipëria është grua”, ishte slogani që nisi sot në qytetin e Kavajës, ku Rama zhvilloi takime me gra dhe vajza në këtë zonë, duke prezantuar programin e partisë së tij.
“Arsimi, që punësimi, që lehtësirat sociale dhe që në tërësi i grave dhe i vajzave në jetën publike dhe në procesin politik, i nënkuptuar si proces qytetar në radhë të parë, janë prioritetet tona, në raport me gratë dhe me vajzat shqiptare. Janë prioritete, të cilat ne do i ndjekim me shume këmbëngulje, bazuar në programin tonë të ri, i cili është pasuruar dhe unë shpresoj që të vazhdojë të pasurohet edhe me kontributin tuaj dhe të të gjitha grave dhe vajzave në të gjithë Shqipërinë”, theksoi ai.
Rama kërkoi nga gratë protagonizëm, në familje, por edhe në politikë, në jetën sociale dhe në atë profesionale. Diversiteti i çdokujt nga ne është baza e një shoqërie me të mirë që duam të ndërtojmë, e asaj shoqërie ku gruaja të jetë një figurë kyçe në të gjithë kompleksitetin, lirinë dhe individualitetin e saj. /Start/
2012-09-08 16:45