E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ref. Zgjedhore, partitë se vogla dorëzojnë draftin në komision, Milo: Presim respektim të nismës

TIRANË- Partitë e vogla, kanë propozuar disa formula duke u bazuar te sistemi danez, për reformën zgjedhore.

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo dhe nëkryetari i Republikanëve Arjan Madhi, kanë dorëzuar draftin në komisionin e reformës zgjedhore, që ka 4 variante. 

“Kemi bërë propozime konkrete në mënyrë që formula që ne kemi parashtruar që të ndihmojë në punën e komisionit parlamentar. Shpreosj që ky komision si mbartës i vullnetit politik të Kuvenit të Shqipërisë do ta shqyrtoj këtë iniciativë dhe do të mund të adaptoj formulën më të mirë duke bërë të mundur barazimin e votës aq shumë të nevojshme në funksion të një demokracie reale” ,- i'u përgjigj Milo interesit të gazetarëve. 

Ndërsa, seketari i përgjithshëm i PR-së, Arian Madhi tha se, në funksion të nxitjes së angazhimit për barazinë e votës i kërkuam komisionit të reformës një ndryshim për ndarjen e mandateve të partive politike, që janë brenda një koalicioni. 

Një javë më parë, partitë e vogla propozuan një draft me kërkesa për modifikimin e sistemit zgjedhor, për të cilin morën dhe mbështetjen e PS-së përmes nënshkrimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Pas kësaj kryetari i PDS-së, Paskal Milo dhe përfaqësuesi i PR-së, Arian Madhi e dorëzuan dokumentin pranë komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›