Pronat, shoqatat dhe Alibeaj kundër draftit të qeverisë
TIRANË- Shoqatat e pronarëve kundërshtojnë projektligjin e qeverisë për kthimin dhe kompensimin e pronave. Gjatë diskutimeve në komisionin e ligjeve ata e cilësojnë projektligjin antikushtetues. Në mënyrë specifike shoqata e pronarëve kundërshton propozimin e Ministrisë së Drejtësisë që vlerësimi i cmimit të tokës të jetë në dorë të qeverisë dhe jo Parlamentit, sic ka qenë në draftin e vjetër.
“Nëqoftëse Këshilli i Ministrave miraton një metodikë sot askush nuk e ndalon një Këshill Ministrash të një mazhorance tjetër që të bëjë një metodikë tjetër, sepse këtë të drejtë ja jep ligji. Dhe në këtë aspekt mendojmë se kjo metodologji duhet miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ku janë të gjitha partitë politike të përfshira, të cilat kanë detyrimin Kushtetues për zgjidhjen e problemit të pronës”,- deklaroi sekretari i Shoqatës “Pronësi në drejtësi” Agim Toro.
“ Ky ligj, kjo situatë është e papranueshme për ne, për vetë faktin se do të kompensohem unë për pronën që e ka marrë ky tjetri që nuk ka asnjë lidhje, as të blerë, as të dhuruar, as të trashëguar. Nuk ka asnjë vend tjetër të ish-vendeve komuniste që ka këtë praktikë tek ne. Dhe njërëzit po vriten, shqiptarët janë kundër shqiptarëve. Kjo është ajo që unë apeloj ta analizonit”,- u shpreh Gëzim Poçari, i Shoqatës së Pronarëve të Bregdetit.
Edhe relatori projektligjit Enkelejd Alibeaj ishte kundër projektit të qeverisë për kalimin e kompetencës së cmimit të tokës nga Kuvendi tek ekzekutivi, si dhe ngritjen e një drejtorie për koordinimin e pronave mbi të gjitha agjencitë që trajtojnë aktualisht këtë problematik. Projektligji do të diskutohet nen për nen ditën e hënë.
(el.me/news24/BalkanWeb)