Maqedoni, vrasja e 5-fishtë, MPB padi për terrorizëm
SHKUP- Policia maqedonase ka ngritur padi penale për veprën terrorizëm ndaj pesë personave, të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë të Shkupit. Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska në një konferencë për mediat bëri me dije se vrasja e pesëfishtë është kryer nga 3 persona ndërsa dy të tjerë kanë asistuar në aktin kriminal. Jankullovska sqaroi se bëhet fjalë për një person të moshës 27 vjeç, dhe dy vëllezër të moshës 32 dhe 33 vjeç.
“Kallëzime penale për terrorizëm janë ngritur kundër pesë personalve. Nga ky grup, tre prej tyre janë arrestuar dhe dy janë në arrati. Një nga dy personat që gjendet në arrati është i dyshuar si kryerës i drejtpërdrejt i vrasjes në Liqenin e Smilkovës”, deklaroi ministrja Jankullovska.
Ministrja e MPB theksoi se janë ndaluar rreth 20 persona nga Shkupi, ithtarë të islamit radikal, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë shtetas të Maqedonisë, raporton INA.
Lidhur me arrestimin e grave dhe personave të moshuar, ministrja Jankullovska deklaroi se edhe ato janë të involvuara në vrasje dhe jorastësisht nuk janë arrestuar. “Ne fuqimisht besojmë në dëshmitë që kemi, por megjithatë gjykata duhet të thotë se a janë të përgjegjëse apo jo. MPB ka kryer punën e saj dhe i ka dorëzuar personat dhe të dëshmitë, tanimë është punë e gjykatës të vlerësojë”,- theksoi ministrja Jankullovska.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Arrestimi i 20 personave për vrasjen e 5-fishtë, familjarët protestë para gjykatës Maqedoni, 20 personat e arrestuar për vrasjen e 5-fishtë sot në gjykatë