E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza e PS, Rama: Do i japim fund presionit qeveritar mbi mediat

TIRANE-Partia Socialiste ka thirrur sot një tryezë ku temë do të jetë liria e medias. Kryetari i PS, Edi Rama theksoi se dhënia fund e cdo presioni qeveritar ndaj punës së medias do të jetë gur themeli për qeverisjen e socialistëve kur të vinë në pushtet.

“Dhënia fund e cfarëdo presioni qeveritar nga cdo tribunë, do të jetë guri i themelit të programit tonë në raport me botën e medias shqiptare dhe do të vendoset në themel të punës sonë qysh në ditën e parë të qeverisjes sonë”.

Kryesocialisti theksoi se mediat duhet të kenë akses në cdo dokument zyrtar dhe për këtë duhet hartuar dhe një ligj transparent që ta mundësojë këtë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›