E Shtunë, 31 Tetor 2026

“21 janari”, përzgjidhet trupi gjykues

Kështu, ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, aktualisht në arrest shtëpie, do të gjykohet nga Besnik Hoxha, si kryesues i procesit dhe dyshja tjetër Ardian Bera dhe Arjana Paço.

Ndaj Prendit rëndon akuza e vrasjes së demonstruesit Faik Myrtaj. I njëjti trup gjyqësorë do të gjykojë edhe gardianin Agim Llupo, i akuzuar për vrasjen demonstruesve Hekuran Deda dhe Ziver Veizi, si dhe ish-shoferin e Gardës, Margarit Kume.

Ndërkohë, procesin gjyqësor ndaj specialistit të IT-së në Këshillin e Ministrave, Armando Kasaj, do ta drejtojë gjyqtari Ibrahim Hoxa. Dosja për Kasajn do të gjykohet veçmas për shkak edhe të specifikës, pasi ai akuzohet jo për pjesëmarrje në vrasje, por për fshirjen dhe transferimin e të dhënave të kamerave që filmuan më 21 janar para kryeministrisë.

 Prokuroria dorëzoi dy ditë më parë dosjen hetimore në Gjykatë, nga ku në këtë ditë u pushuan hetimet edhe ndaj efektivëve të tjerë të Gardës, si Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Altin Kollçinaku, Fatos Bushati, Aleksandër Deda, Agron Malaj, Gazmend Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli.  Në këtë proces gjyqësor pritet të dëshmojnë rreth 91 dëshmitarë, ku Prokuroria e Tiranës tashmë ka depozituar pranë organit të gjykimit edhe listën e tyre. /Start/

                                                                                             2012-05-02 14:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›