E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto-Rauning: BE gjysmake pa Ballkanin Perëndimor

Në kushtet kur mazhoranca dhe opozita mbeten larg konsensusit për përmbylljen e reformave, kryediplomati Edmond Haxhinasto ka kërkuar dakordësi që ndryshimet në kodin zgjedhor dhe procedurat parlamentare që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.
 

Duke folur në një leksion të hapur së bashku me ambasadorin e Austrisë, Florian Rauning, Haxhinasto tha se nuk ka më kohë për të humbur për reformat.
 

”Shqipëria e ka axhendën e integrimit në Bashkimin Evropian, si kryeobjektivin e saj. Realiteti është që jemi në një situatë të re, një situatë ku po krijohet gjithmonë e më shumë një moment politik i rëndësishëm që Shqipëria këtë vit të marrë statusin e vendit kandidat dhe pastaj të hapë edhe negociatat për më tej. Por ne kemi detyrat tona që kanë të bëjnë kryesisht me përfundimin e reformave, të asaj pakete të nëntorit të vitit të kaluar që u miratua nga mazhoranca dhe opozita. Është momenti që Shqipëria të përfundojë sa më parë këto reforma, kryesisht reformën zgjedhore, reformën e procedurave parlamentare dhe kështu të ecim më tej” theksoi ai.
 

Ndërsa Ambasadori i Austrisë z. Florian Rauning rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij për integrimin europian të Shqipërisë, duke shtuar gjithashtu se Bashkimi Europian është i paplotë pa integrimin në të, të Ballkanit Perëndimor.
 

Në këtë bisedë ishin të pranishëm, veç diplomatëve të rinj, edhe ekspertë, studiues të politikës së jashtme,si edhe përfaqësues të trupit diplomatik të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, të akredituara në Tiranë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›