Ref.Zgjedhore, partitë e vogla: PD-PS t’i qëndrojnë firmosjes së draftit
TIRANE - Përfaqësues të partive të vogla u ulëns ërish në një tryezë të përbashkët për të diskutuar në lidhje me Reformen Zgjedhore. krerët e partive u bënë thirrje partive të mëdha të marrin parasysh kërkesate tyre, në mënyrë që përfaqësimi në Kuvend të bazohet në barazinë e votës.
Milo: Komisioni të shqyrtojë kërkesën
Në nisje të mbledhjes kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka bërë thirrje për shqyrtimin e kërkesës së 26 partive të vogla nga Komisioni i Reformës Zgjedhore
“Shqetësim që nuk ështrë marrë në shqyrtim kërkesa e 26 partive poltike. Kjo është një kërkesë shumë e drejtë që kërkon barazinë e votës së qytetarëve”.
Milo tha më tej se “Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet ta marrë sa më shpejt në shqyrtim, do ti bënte mirë klimës politike”
Mediu: Përfaqësimi në Kuvend të bazohet në barazinë e votës
Gjatë fjalës së tij në tryezë, kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu, theksoi se ka ardhur momenti që Partia Demokratike dhe ajo Socialiste të mbajnë një qëndrim në lidhje me kërkesën e partive të vogla, në mënyrë që siç tha ai, përfaqësimi në Kuvend të bazohet në barazinë e votës.
“Kërkojmë që përfaqësimi të bazohet në barazinë e votës. Vëzhgimi i procesit zgjedhor nga të gjithë aktorët që marrin pjesë në zgjedhje.
Kemi paraqitur 4 variante të ndryshme për këtë çështje, të cilat nuk cënojnë Kushtetutën. Këto varjante janë pranë Komisionit të Reformës zgjedhore. Të konsderohen propozimet tona.”- u shpreh Mediu.
Gjinushi: Nuk kërkojmë ndryshime në Kushtetutë
Kreu i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi, i pranishëm në këtë tryezë e vuri theksin tek marrja parasysh e kërkesave të 26 partive, për të përmbushur sic tha ai “një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR”.
“Zgjedhjet kanë dështuar se nuk ka pasur konsensus për reformën. Nuk duhet të ketë më deformim të votës”, shtoi Gjinushi.
Ai sqaroi më tej se kërkesa e partive të vogla nuk kërkon “ndërhyrje në Kushtetutë, ndërsa tha se, “duam shpërndarjen e mandateve në mënyrë të tillë që haka të shkojë tek i zoti”.
Meta: PD e PS t’i qëndrojnë firmosjes së draftit
Kreu i LSI-së Ilir Meta deklaroi shkurt në tryezë se Partia Demokratike dhe partia Socialiste duhet t’i qëndrojnë draftit që firmosën më 23 prill.
Idrizi: PD dhe PS të tregojnë seriozitet
Edhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi theksoi rëndësinë që reforma zgjedhore të përfundojë në kohë dhe të jetë e drejtë dhe e barabartë për të gjtha forcat politike. Idrizi kërkoi që partitë e mëdha të tregojnë seriozitet për këtë çështje.
Ndoka: PS-PD mungesë korrektësie
Edhe kreu i PDK-së Nard Ndoka shprehu shqetësimin për mos zbatimin e marrëveshjes së 26 partive nga dy forcat kryesore politike.
“Është momenti për kompromis politik, për konsensus mes palëve. Partia Demokristiane është pro ligjit që lejon të votojmë të gjithë si të barabartë. Por vërejmë që partitë kryesore kanë mungesë korrektësie dhe dëshire për ta dërguar këtë kërkesë në Kuvend e KQZ”, tha ai.
Ka ardhur momenti që të rritet presioni politik ndaj tyre, tha Ndoka më tej.
Koci: T’i mbetemi besnik draftit të firmosur
Ndërsa kreu i PSV91, Petro Koci deklaroi gjatë kësaj tryeze se është me shumë rëndësi që të gjitha partitë që e firmosën draftin, t”i mbeten besnik atij.
“Sistemi aktual betonizon mos ndryshimin e pushtetit, tha Koci.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)