E Diel, 1 Nëntor 2026

Referendumi, fundi i merituar i një politike bllokuese

07-08-2012 / Redaksionale

Për heqjen e imuniteti për parlamentarët, gjyqtarët dhe zyrtarët e lartë, Kryeministri Berisha paraqet një zgjedhje të re për shqiptarët, duke shpallur iniciativën e mazhorancës për një referendum popullor për heqjen e imunitetit. Përballë ëktij propozimi, nuk kanë mjaftuar 8 orë debate për të bindur opozitën që të votojë ndryshimet kushtetuese për të “zhveshur” të gjithë zyrtarët e lartë nga koraca e imunitetit. ndryshime këtë që vetë opozita ka dhënë konsensusin e saj, duke i votuar në parim dhe nen për nen. Por PS-ja, megjithatë nuk e votoi në tërësi. Kësisoj kuvendi e mbylli pa votim seancën për heqjen e imunitetit, pasi deputetët e opozitës nuk kanë pranuar të votojnë ndryshimet kushtetuese, sipas draftit konsensual të hartuar nga relatorët Edi Paloka dhe Pandeli Majko.
Klani që kontrollon mendjen dhe duart e grupit parlamentarë të partisë Socialiste ka ngritur barrikadën ndaj marrjes së statusit të vendit kandidat. Siç duket, vendimmarrja e opozitës është marrë peng nga pasardhësit e Bllokut komunist, të cilët synojnë të bëjnë karrierë duke penguar integrimin e Shqipërisë në BE. Edi Rama është betuar se s’do ta lejojë integrimin, por duket se s’i ka bërë llogaritë me ndëshkimin elektoral të 2013-s. Ai ka përdorur të gjitha strategjitë e mundshme për të sekuestruar të ardhmen europiane qytetarëve shqiptarë.
Ai dëshmoi faqe botës se është i frikësuar për rezultatet jo vetëm elektorale të koalicionit të Integrimit (PD-LSI, 142 mijë vota më shumë sesa koalicioni i PS-së), por mbi të gjitha që arritjen e anëtarësimit në NATO dhe liberalizimi i vizave të jenë produkt i punës së qeverisë Berisha.
Padyshim marrja e statusit të vendit kandidat do të ishte kurorëzimi një politike të sinqertë euroatlantike, por Rama s’mund ta lejojë fitoren edhe kur ajo është e qytetarëve të këtij vendi. Sigurisht 7 vite reforma drejt progresit të qeverisë Berisha janë si një halë në sy për një opozitë të pareformuar, e cila mbështetet tek “bllokimi” i atij që ecën shpejt për të fshehur ngathtësinë e vet për të kapur standardet europiane. Në dukje, Edi Rama vishet dhe qethet si një europian i shoqërisë së lartë, por në shpirt ai mbetet një bizantin i pandreqshëm, i lojës “e ka kush e ka”  që përfiton në sajë të propagandës së zezë brenda një partie me moshë 70 vjeçare dhe në sajë të ca strukturave okulte biznes-politikë që i ndruhet transparencës ashtu siç djalli i druhet ujit të shenjtë.  
Sidoqoftë qytetarët e nxorën nga Bashkia e Tiranës duke ia prerë rrënjën e korrupsionin me lejet e pallateve shumëkatëshe dhe grabitjen e hapësirave publike, kësaj herë pritet ta nxjerrin nga politika një herë e përgjithmonë. Me referendum popullor qytetarët do t’i japin përfundim të merituar një politike bllokuese thellësisht apatride që fsheh një damar totalitar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›