E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi, kroatët i thonë Po hyrjes në BE

Kroatët kanë votuar në favor të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ne fund te referendumit, raportet thonë se 66 për qind e votuesve që morën pjesë dje në referendum, votuan pro anëtarësimit të Kroacisë në BE.

Pjesëmarrja në referendum ishte rreth 47 për qind. Duke shpjeguar shifrën e ulët të pjesëmarrjes, kryeministri i vendit, Zoran Millanoviq tha se është e qartë se njerëzit janë lodhur. Megjithatë, Millanoviq e përshkruajti votimin si një moment historik për Kroacinë.

Bashkimi Evropian e ka përgëzuar Kroacinë për votimin e djeshëm, duke thënë se ky është një lajm i mirë për gjithë rajonin e Ballkanit. Kroacia pritet të bëhet shteti anëtar i 28-të i bllokut në vitin 2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›