E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi në veri të Kosovës, votuan më pak se 20 për qind e serbëve

Referendum i mbajtur në veri të Mitrovicës ka shënuar një pjesëmarrje të ulët votuesish. Sipas mediave kosovare, deri në orët e mbrëmjes, në Zveçan dhe Zubin Potok kanë votuar rreth 7 mijë qytetarë. Shifrat janë bërë të ditura nga Lubo Radoviç, përfaqësues i shtabit qendror për marrëdhënie me mediat.

Sipas tij, pjesëmarrja më e madhe është shënuar në veri të Mitrovicës, ku kanë votuar rreth 39 për qind e votuesve, në komunën e Zveqanit kanë votuar rreth 30 për qind, ndërsa në Zubin Potok rreth 27 për qind e votuesve.

Ai theksoi se votimi është zhvilluar pa ndonjë problem, duke shtuar se qendrat e votimit do të mbyllen në ora 19:00, ndërkohë që nesër sërish do të hapen në ora 7:00 të mëngjesit.

Vlen të theksohet se referendumi të mërkurën do të mbahet edhe në komunën e Leposaviçit.

Në katër komunat veriore ku po mbahet referendumi janë gjithsej 82 vendvotime, në të cilat pritet të votojnë rreth 35.500 votues.

Në veri të Mitrovicës janë hapur gjithsej 13 vendvotime ku pritet të votojnë 10.173 votues, në Zveçan 11 vendvotime me 8081 votues, në Zubin Potok 25 vendvotime me 5186 votues dhe nesër në komunën e Leposaviçit do të hapen 33 vendvotime ku mund të votojnë 12060 qytetarë me të drejtë vote.

Sipas këtyre statistikave del se deri tani në komunat ku është mbajtur referendumi kanë votuar më pak se 20 për qind e votuesve. Kosovapress

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›