E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPPT: Ja situata e akseve rrugore

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka dhënë sot informacionet e fundit përsa i përket situatës së akseve rrugore në vend. Në njoftimin e MPPT-së thuhet se rinisja e reshjeve të dëborës e vështrirëson situatën e rrugëve të bllokuara.

Kështu, sipas MPPT-së në rrugën Ura e Topojanit Peshkopi qarkullimi kryhet me dy kalime me zinxhirë deri në Maqellarë, në vazhdim me dy kalime me vështirësi me zinxhirë deri në Peshkopi.
Rr.Maqellarë Bllatë e kalueshme me zinxhirë, me dy kalime
Rr.Peshkopi-Muhur- Qafë Draj deri në Zall-Dardhë me një kalim me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç e bllokuar,
Rr.Qafë Bualli – Ura e Topojanit 30 me një kalim me zinxhirë,
Rr.Bulqizë (U.Cerenecit) Steblevë e bllokuar, po punohet kanë arritur deri në Ziçisht me zinxhirë.
Rr.Qafë Bualli – Krastë qarkullimi bëhet vetëm në një kalim me zinxhirë.

Rrethi Matit Qarkullimi me zinxhirë
Rr.Skuraj – Burrel – Qafë Bualli deri në Qafë të Buallit, pa zinxhirë, pjesa në vazhdim me zinxhirë.
Rr.K/Rrugë Kombëtare – Ulëz qarkullimi kryhet pa zinxhirë, pa probleme
MPPT-ja thekson gjithashtu se reshje dëbore ka edhe në Qafën e Llogarasë dhe në Qafën e Muzinës.
Rr.Vlorë Borsh, në Qafën e Llogarasë rruga e kalueshme me zinxhirë

Gjirokastër
Rr.K/Jorgucat Muzinë, qarkullimi me zinxhirë

Korçë
Rr.Libonik – Lozhanë Grabovë deri në Lozhan pjesërisht me zinxhirë pjesa në vazhdim pa probleme.
Rr.K/Boboshticë – Dardhë 14 nga km (4 – 13) me zinxhirë nga km (13 – 14) i bllokuar
Rr.K/Zëmblak – Goricë – Doganë 32 me përjashtim të Qafës së Zvezdës (2 km) qarkullim me zinxhirë, pjesa tjetër pa zinxhirë.
Rr.Korçë – Voskopojë 20 deri në Gjenomadh pa zinxhirë, pjesa tjetër me zinxhirë (8 km) me një kalim me xhepa ndërrimi
Rrethi Pogradecit s`ka probleme

Rrethi Kolonjë
Rr. Qafë Qarri – Ersekë – Leskovik qarkullohet me zinxhirë vetëm 5 km në Qafë Qarri dhe në një seg. në Gërmenj 6 km, pjesa tjetër pa probleme.

Rrethi Kukës qarkullimi me zinxhirë
Rr.Kukës – Qafë Shllak deri në ShënMëri është hapur qarkullimi me zinxhirë, po punohet për hapjen e rrugës drejt Qafë Shllak.
Rr.Kukës Krumë qarkullimi me zinxhirë.
Rr.Kukës – Draj Reç (Peshkopi) 38 deri në K/Domaj është hapur, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç e bllokuar po punohet për hapjen e rrugës.
Rr.Kukës Shishtavec deri në Topojan qarkullimi me zinxhirë, pjesa tjetër e bllokuar. Trashësia e borës 2.2 m. Punohet

Rrethi Has qarkullimi me zinxhirë

Rr.Krumë – Qafë Prush qarkullimi me zinxhirë
Rr.Kam Krumë qarkullimi me zinxhirë

Rrethi Tropojë
Rr.B.Curri Kam, e bllokuar në Qafë Luzhë, po punohet për hapjen e rrugës.
Rr.B.Curri Fierzë, e kalueshme me zinxhirë.
Rr.B.Curri – Sopot – Qafë Morinë, e kalueshme lirisht me zinxhirë
Dalje Tuneli Kalimash – dogana Morinë, e kalueshme pjesërisht me zinxhirë (80 % pa zinxhirë dhe 20 % me zinxhirë)

Në Pukë situata është përmirësuar.

Rrethi Shkodër
, temp. të ulëta (-3 gradë), nuk ka reshje
Rr.D/Laç Koman, qarkullimi kryhet me dy kalime me zinxhirë.
Rr.Ura e Bunës Shirokë, e kalueshme me nje korsi pasi punohet per Ujësjellës kanalizimet pa zinxhirë
Rrethi Malësi e Madhe temperatura të ulëta (-2 gradë), nuk ka reshje
Rr.K/Shkodër – Hani Hotit, aksi në ndërtim, e kalueshme pa zinxhirë
Rr.K/Dedaj – Razëm , e kalueshme me zinxhirë.
Rr.K/Koplik Bogë, e kalueshme me zinxhirë.
Rrethi Pukë nuk ka reshje bore, temperaturat janë të ulëta (-4 gradë)
Rr.Q/Qelë Pukë, e kalueshme me zinxhirë
Pukë – F.Arrëz – Qafë Mali. Pukë deri në Komunën Rrape e bllokuar (punohet me nje fadromë dhe një traktor me zinxhirë), pjesa deri në Fushë Arrëz qarkullimi me zinxhirë, pastaj deri tek klubi “Bora” + 2 km e hapur me zinxhirë po punohet për hapjen e pjesës tjetër.
Rr.Qafë Mali – Qafë Shllak.Rruga është e bllokuar nga orteqet, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë.
Rr. Qafë Mali Fierzë. Rruga është e bllokuar nga orteqet, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë.
Rr.K/Hadroj – Q.Bene, e kalueshme me zinxhirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›