Rama therret Asamblene per te kercenuar disidentet

I tmerruar nga hemorragjia e pritshme ne Grupin Parlamentar dhe ne strukturat drejtuese Edvini ka thirrur me urgjence nje Asamble Partiake e cila do te jete ultimative per fatin politik te atyre deputeteve qe po kritikojne linjen e tij te bojkotit si dhe privatizimin e partise nga te ardhurit 99-sha
Edi Rama i tmerruar ka shpallur dje nje mbledhje te Asamblese se Partise me 12 nentor ne perpjekje per te ndalur erozionin e pritshem ne grupin parlamentar si dhe ne strukturat drejtuese te partise. Vetem pak ore nga intervista e ish-kryetarit socialist i cili shpalli se do te dilte nga pasiviteti e do ti rikthehej nje dialogu me socialistet e thjeshte ne kryesine e PS-se ai imponoi thirrjen e nje asambleje qe duket se ka lidhje me prerjen e kokave te disidenteve por edhe per krijimin e nje profili te ri jo aq jokompatibel me rekomandimet e nderkombetareve. Kryesia mori vendim qe ne date 12 nentor diten e premte ne oren 11 te therrase Asamblene Kombetare te Partise Socialiste - u shpreh Mimi Kodheli ndersa shtoi qe aty pritet te diskutohen dy ngjarje te rendesishme sic jane ato te cilat priten ne daten 8-9 nentor dhe padyshim lidhur me cfare ka ndodhur ne jeten politike te vendit ne kete periudhe si dhe strategjine qe PS do te ndjeke ne punen e saj ne vazhdim. Njefare pamjeje e Asamblese se pritshme eshte deklarimi i Erion Braces se ajo cfare po ndodh ne Berat dhe perplasjet e tij te tmerrshme me Fidel Yllin mund tu ngjajne ngjarjeve te Gjirokastres dhe mund te sjellin percarjen perfundimtare te Partise Socialiste. Midis ceshtjeve qe u diskutuan u prek edhe ai i disa shqetesimeve qe solli i deleguari i kryesise se PS deputeti Erjon Brace lidhur me probleme organizative dhe statusore te qarkut te Beratit. Mendoj qe me mbledhjen e Asamblese Kombetare do te kemi nje zhvillim tjeter pozitiv ku do te merren vendime te rendesishme lidhur me ate cka ndodh sot ne Shqiperi gjithe problematiken qe vendi ka gjithe problematiken qe politika e mazhorances ka sjelle per vendin dhe padyshim me shpresen qe e ardhmja rezervon zhvillime te reja pozitive qe lidhen me mbarevajtjen e jetes ne vend- u shpreh ajo. Mes protestave te pritshme dhe perpjekjeve per te ndalur shkermoqjen Asambleja e Edvinit ngjan te jete nje ngjarje dramatike prej se cilet mund te lexohet edhe fuqia e qendrimeve te ardhshme parlamentare. Pervijimi i nje grupi disidentesh brenda grupit parlamentar sjell ndihmon edhe leximin e nxitimit per te mbajtur Asamblene e cila seshte gje tjeter vecse nje shantazh ndaj atyre qe e shohin fatin e tyre gjetke tek Fatos Nano LSI-ja apo largimi i plote nga politika.
Fakti/Gramoz Ruci emerohet si kerbaci qe duhet te shuaje sherret partiake Gramozi eshte caktuar si njeriu qe duhet te shuaje sherret ne parti ato qe po lindin nga perplasjet e te rinjve me socialistet e vjeter si dhe nga nxitimi per te katapultuar G99-shat ne te gjitha strukturat. Dje ka qene radha e Erion Braces per te humbur toruan nderkohe qe me heret kishte qene radha e Vangjel Tavos per ta braktisur fare familjen politike. Dje kryesia e PS dergoi Gramoz Rucin per te pajtuar Erion Bracen me Fidel Yllin dhe ky vendim vleresohet si emerim i kerbacit partiak qe do te bjere mbi cfaredolloj disidenti qe do te vere ne diskutim autoritetin e Edvinit. Kerbaci eshte nje nocion partiak per te shpjeguar lincimin e pritshem nje mase qe do te jete e gjithegjindshme ne vjeshten politike te socialisteve.
Rama dhe Ruci privatizojne PS-ne shtypet oponenca dhe debati alternativ/Partia Socialiste thuajse eshte zyrtarisht ne nje krize te brendshme e inspiruar kjo nga mosmarreveshjet e fundit dhe tentativa e eproreve per te shtypur mendimin e lire te deputeteve dhe debatin alternativ. Kjo behet ne nje kohe kur PS thuajse me linjen e saj eunuke eshte fiktive jo vetem ne sallen e Kuvendit por edhe ne linjen e perditshme politike duke mos aprovuar parimisht mendimin politik dhe permiresimin e kuadrit ne teresi. Seshte e veshtire per te kuptuar mendesine prej diktatori te Edi Rames duke ditur se konsulenti i tij personal eshte nje tjeter person me prapavije te theksuar komuniste ish minister i diktatures se Enver Hoxhes Gramoz Ruci. Kapja e PS-se nga dy duar te dhunshme dhe me impakt te konsiderueshem psikologjik si trashegimtare te nomenklatures se regjimit komunist sben gje tjeter vecse kamuflon si lsquopiece e rendomte Partine Socialiste dhe rolin e saj ne skenen politike shqiptare. E gjithe kjo verehet nese kujtojme se nje jave me pare PS deklaroi publikisht permes Gramoz Rucit se sdo pranoje me asnje kusht pjesemarrjen ne Kuvend pa u shqyrtuar me pare 4 kerkesat. Por dje ndodhi e kunderta opozita ia behu ne Kuvend me idene se do votoheshin dekretet e presidentit te Republikes dhe porosia e vecante ne kete sens ishte qe te sakrifikohej bojkoti per hir te interesave te ngushta te Presidentit te Republikes dhe pazareve te pista te Edi Rames. Ardhja e Edvinit ne krye te PS e ktheu kete force politike ne nje kazerme ushtrie ku degjohet vetem zeri i gjeneralit dhe komandantit dhe ku te gjithe te tjeret vihen ne rresht dhe flasin vetem nepermjet nje goje dhe mendje te papergjegjshme te Edvin Kristaq Rames. Nisur nga ky fakt tentohet gjithashtu te sfidohet rendi ligjor per hir te interesave klanore te Rames me lsquokryeshtetare.
...