29 Nentori Rama-Meta shmangin njeri-tjetrin

Ish-aleatet e majte vendosen dje kurora me lule tek monumenti Nene Shqiperi japin dhe mesazhe politike
Kreu i PS-se Jemi ne nje krize te thelle te refuzuar nga BE. Lideri i LSI-se Shqiperia pa viza
TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama dhe kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta kane shmangur dje kontaktet midis tyre me rastin e festimit te dites se lirimit dhe berjes se homazheve tek varrezat e Deshmoreve te Kombit. Te dy ish-aleatet kane zgjedhur paraditen e djeshme per te vendosur kurorat me lule tek monumenti Nene Shqiperi.
Fillimisht ka qene lideri i LSI-se Ilir Meta njeheresh zevendeskryeminister dhe minister i Ekonomise qe rreth ores 930 i eshte drejtuar monumentit per te bere homazhet e tij.
Ne kete takim kreu i Levizjes Socialiste per Integrim ishte i pranishem me drejtues te tjere te partise qe ai drejton. Pas ceremonise se zhvilluar ai ka dhene dhe nje mesazh per mediat me rastin e kesaj feste duke uruar shqiptaret per kete dite qe sipas tij i gjen ne nje periudhe ku mund te levizin pa viza ne Bashkimin Europian.
Pas disa minutash ka qene kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i shoqeruar nga kreu i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci dhe aleatet e Opozites se Bashkuar. Pasi vendosi kurora me lule ne nderim te te reneve gjate luftes antifashiste kryesocialisti krahas urimit per te gjithe shqiptaret vuri theksin ne krizen politike qe ekziston ne vend.
Rama
Pas kryerjes se homazheve ne varrezat e Deshmoreve te Kombit me rastin e pervjetorit te dites se lirimit kryetari i Partise Socialiste Edi Rama vleresoi se eshte detyrim i shoqerise sone perpara ketyre deshmoreve te punoje e te sjelle nje te neserme e cila duhet te permbushe edhe aspiratat e atyre qe kane dhene jeten per kete vend. Gezuar te gjitheve kete feste te lavdishme.
Le te shpresojme se e nesermja do te sjelle shumecka ka mbetur parealizuar nga endrra dhe aspiratat e atyre qe prehen ketu ne kete varreze te Deshmoreve te Kombit ne nje Shqiperi qe sot gjendet ne nje krize te thelle dhe qe eshte refuzuar nga Bashkimi Europian per te vazhduar rrugen e integrimit duke marre statusin e kandidatit dhe duke hapur negociatat per anetaresimin e plote ne familjen Europiane - deklaroi Rama.
Ne te njejten kohe ai solli ne vemendje se ne ate varreze prehen edhe Deshmore te Kombit te cilet jane vrare ne krye te detyres ne uniformen e Policise se Shtetit.
Dhe per ata ashtu si per te gjithe deshmoret detyrimi yne eshte i madh detyrimi shoqerise sone eshte i madh te gjithe se bashku duhet ti cojme perpara punet e ketij vendi punet e ketij kombi punet e ketij shteti per nje te neserme e cila nuk ka asnje arsye pse te mos permbushe endrren e vjeter Europiane te te gjithe atyre qe na pararenden e ne menyre te posacme te atyre qe dhane jeten per ate enderr - apeloi Edi Rama.
Meta
Ndersa kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta tha se shqiptaret gjenden ne kete pervjetor pa viza.
shte nje dite e cila perkon me nje dimension te ri te lirise te te gjithe qytetareve tane qe eshte pikerisht Shqiperia pa viza sepse ata qe luftuan per clirimin e vendit nga okupatoret nazifashiste natyrisht qe luftuan per ti dhene vendit lirine qe meritonte por per tiu dhene edhe qytetareve shqiptare lirine qe ata meritonin - u shpreh zevendeskryeministri pasi vendosi kuroren me lule ne emer te LSI-se prane monumentit Nene Shqiperi.
Sipas Metes ne kete 29 nentor liria e shqiptareve eshte ne nje nivel me te larte se asnje here tjeter. Ne kete rruge qytetaret e Shqiperise jo vetem do te arrijne te persosin me tej lirine e tyre por njekohesisht edhe duke u kujtuar gjithnje sakrificat e atyre qe dhane jeten per clirimin e vendit dhe duke shprehur mirenjohjen ndaj vepres se tyre do te punojme te gjithe se bashku per nje Shqiperi te vertete europiane - shprehu besimin numri dy i qeverise shqiptare.
Kavaje
Rama viziton nje familje deshmori
Me rastin e pervjetorit te dites se lirimit kryetari i PS-se Edi Rama ka vizituar dje ne Kavaje familjen e Indrit Cares familjen e nje deshmori te luftes ne Kosove. Rama gjate bashkebisedimit me pjesetaret e familjes u shpreh se eshte nder per socialistet qe vizitojne nje familje me tradite te vjeter patriotike dhe se kjo dite u kujton per sakrificen e te gjithe atyre qe u flijuan per nje te ardhme me te mire.